I zbuloi droni/ Kultivuan kanabis pranë banesës, në pranga babë e bir në Tepelenë

Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë pasi kishin kultivuar 194 bimë kanabis pranë banesës së tyre, në fshatin Mezhgoran.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, një pjesë e vogël e bimëve narkotike të kultivuara nga Mitat Cani dhe Ermal Cani, përkatësisht 64 dhe 35 vjeç, ndërsa pjesa tjetër asgjësohet nëpërmjet djegies.

“Si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit, me dron, kontrolle që kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Tepelenë evidentoi një rast në këtë fushë.

Për rastit u vunë në pranga shtetasit M. C., 64 vjeç dhe E. C., 35 vjeç, babë e bir, pasi dyshohet se kishin kultivuar 194 bimë narkotike Cannabis Sativa, në afërsi të banesës së tyre, në fshatin Mezhgoran”,- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com