• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kultivonin kanabis në Tiranë! Bien në pranga 7 persona, mes tyre dhe kryeplaku i fshatit

by
08/09/2021 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtatë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të një operacioni anti-drogë të zhvilluar në fshatin Kryezi për kultivimin e kanabisit.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet pas një hetimi 4-mujor, operacioni policor i koduar “Kryezi”.Operacioni nga Komisariati I Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë dhe Forcën e Posaçme “Shqiponjat” nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje.

Vihen në pranga 7 persona, ndërmjet tyre  edhe një kryeplak i një fshati tjetër, bashkëautor  i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Kryezi.

Sekuestrohen 4 armë zjarri, një armë gjahu, municon luftarak dhe 11 telefona celular.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale  në fushën e kultivimit të bimëve narkoitke dhe atë të armëmmbajtjes pa leje,  bazuar në informacionet e marra nga Specialistët për Hetimin e   krimit në Komisariatin e Polcisië Nr. 1 Tiranë filloi procedimi penal për goditjen e personave që posedonin armë zjarri dhe tentonin të kultivonin bimë narkotike.

Pas një hetimi proaktiv 4-mujor nën drejtimin e  Prokurorisë  së Rrethit  Gjyqësor Tiranë, nga ana e sherbimeve të Komisariatit të Policisë  Nr.1, mbështetur nga strukturat e Forcës Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë si dhe nga  Forcat “Shqiponja”, u organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor I koduar “Kryezi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe  ndalimi I shtetasve:

  • L. C, 55 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ Organizator i kultivimit të bimëve narkotike në territorin e fshatit Kryezi. .
  • D. H, 34 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’, ‘’Shpërdorim i detyrës “.
  • E. M, 21 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’,
  1. M, 31 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’.
  • K. Gj, 32 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’,
  • G. Gj, 36 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’.
  • Xh. H, 32 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’.

Ndalimi i  këtyre shtetasve është bërë pasi nga terësia e veprimeve proceduriake si dhe provave të sekuestruara  rezulton se këta  shtetas në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë kultivuar në territorin e fshatit Kryezi të rrethit Tiranë, një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor.

Nga  kontrolli  i ushtruar në banesat e tyre dhe gjate ushtrimit të kontrollit personal u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër armë zjarri, një armë gjuetie, municion luftarak si dhe 11 telefona të ndryshëm, konkretisht, një kallashnikov, dy pushkë , një pistoletë dhe një çifte.

Nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas dyshohet  të jenë edhe autorë të  tentativës për kultivim poo në këtë fshat në vitin 2020.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale  ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve , armeve shperthyese dhe i municionit’’, ‘’Shpërdorim i detyrës “.

/b.h

Next Post
OBSH-ja kërkon t’i jepet fund pabarazisë në furnizimin me vaksina

"Zgjidhni dhe merrni"/ Mjeku serb: Kush vaksinohet shpëton nga vdekja!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In