• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Kujtim përjetë atyre që sakrifikuan për një botë të lirë”

by A R
01/09/2019 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ne kujtojmë dhe do të kujtojmë gjithmonë duke iu qenë mirënjohës të gjithë atyre që luftuan dhe që sakrifikuan jetët e tyre për një botë të lirë, deklaroi sot presidenti polak, Andrzej Duda në ceremoninë për 80-vjetorin e shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë ceremoni ndodheshin zyrtarët më të lartë polakë si edhe 40 delegacione të huaja.

Mes të tjerëve, në këtë ceremoni ishin edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministri francez, Edouard Philippe, presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ai çek, Milos Zeman, ajo sllovaje, Zuzana Caputova, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski dhe ai hungarez, Janos Ader.

”Sot është 80-vjetori i një kapitulli të errët të historisë europiane, shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore në Poloni, shkaktuar nga Gjermania naziste”, shkruante ndërkohë në Twitter presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

”Duhet të kujtojmë së bashku, t’i mësojmë leksionet tona individualisht dhe të reagojmë së bashku për të ardhmen. Për paqen. Për dinjitetin. Për njerëzimin. Kjo është detyra jonë. Përgjithmonë”, përfundon Von der Leyen, me rastin e 80-vjetorit të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore në Poloni.

Polonia përkujtoi sot 80-vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore që startoi me sulmin e forcave ajrore gjermame, Luftwaffe, kundër qytetit të Vilunit dhe bombardimin e Gadishullit të Westerplattes nga anija gjermane ”Schleswig-Holstein”.

Ceremonitë do të zhvillohen në Vilun, në gadishullin e sipërcituar, në Gdansk dhe Varshavë.

Sipas historianëve, asnjë ushtar polak nuk ishte dislokuar në Vilun kur Luftwaffe sulmoi.

Polonia ka humbur gjashtë milionë persona gjatë Luftës së Dytë Botërore.

/a.rada

Next Post
Rama inspekton hyrjen e Maliqit: Ferri shumëvjeçar po merr fund!

Rama inspekton hyrjen e Maliqit: Ferri shumëvjeçar po merr fund!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

October 7, 2026
Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

October 7, 2026
Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

October 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës për sot, shenjat që kanë ditë plot surpriza dhe mundësi të arta

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Politico e krahason Veliajn me Imran Khan dhe Bolsonaron: Inteligjenca artificiale u jep zë politikanëve të burgosur

October 7, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com