• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kujt i thua paçavure, ti je burrë që lyen thonjtë”, sherri me Robert Aliajn, Agim Doçi çohet për t’u larguar nga emisioni

by A R
17/05/2022 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Të Paekspozuarit” është diskutuar për performancën e Ronela Hajatit në Eurovision.

Në studio ka patur debate të forta mes Agim Doçit, që ka qenë anëtar jurie dhe ka votuar pro Hajatit dhe Robert Aliaj, që e konsideron këngën dhe performancën “paçavure”.

Për një moment Doçi është çuar nga studio dhe ka dashur të largohet.

Agim Doçi: Kënga ka 5 elementë. Gjebrea e ka vërtetuar që di të bëjë festival. Këngën Magjike se bën dot as ti, as unë. Kur quhet kënga paçavure, do ti them ish- mikut tim Robert Aliaj, kur del ti më thonë cfarë është ai mashkull me thonjë të lyer? Të vëmë pikën mbi i.

Robert Aliaj: Kam ndërhyrje.

Agim Doçi: Ty ta kam vënë nofkën unë, nihilist. Në studio nuk bisedoj, shpalos atë që kam përvojën. Si thotë ai pacavure?

(Agim Doçi çohet të ikë nga studio, por kthehet sërish).

Robert Aliaj: Unë nuk dua të futem në nivel kaq të ulët personal. Dua të kujtoj që arti është detonator dialogu. Nuk merrem me këto budallqë dhe gjëra personale. Kjo është eksperiencë artistike, e cila krijon, bëhet detonator dialogu. Është mjet që mund të bëjë ndryshime, por nuk pretendon të bëjë ndryshime politike radikale. Arti është shumë më lart, është më i thellë. Nuk po merrem me këtë fare. Nëse thashë që ka njerëz përgjegjës dhe dikush ndihet përgjegjës, do të ishte më e virtytshme të merret përgjegjësi. Do të kisha virtytin ta thoja.

Aliaj tha se problemi qëndron tek organizatorët të cilët duhet të marrin përgjegjësi.

“Mua nuk më shokon performanca dhe niveli artistik i performancës, paraqitja shqiptare në të gjithë aspektet e veta. Shoh arsyet përse nodhi kjo gjë. Është një ngjarje ndërkombëtare ku ne mund të përfaqësohemi.

Nga këto allishverishe, bakshishe, turqizma… Duhet ta bëjmë si vokacion dhe të na përfaqësojnë siç duhet. Nga koka e televizionit deri te punëtori i skenës.

Performanca ishte skandaloze, nuk është çështja vetëm vizuale. Çdo lloj komponenti muzikor nuk funksiononte fare. Aq sa thuhet në tekst aq edhe në peformancë. As ka konceptim, as ide thelbësore ku mbështetet performanca. Kishte një figurë skenografike dhe figura baleti. Ishte një paçavure totale, çoroditje totale.

As u kërcye, thjesht u panë disa figura velinash sesa balerinë. Ajo që sundoi dhe i vuri vulën ishte një performancë histerike. As melodi, as strukturë, as organizim, asgjë. Ishte vetëm dëshira për të shokuar, për të thënë ia arrita qëllimin sepse turma më pëlqeu.

Problemi i përgjegjshmërisë, kur një artist del dhe përfaqëson popullin… Tjetër gjë një skenë private dhe tjetër gje kur përfaqëson kombin. Çështja e përgjegjshmërisë kurrë nuk është kuptuar. Ne nuk kthejmë në asnjë mënyrë asgjë mbrapsht.

Kuptohet, kjo ratatujë mbeturinash, teneqesh që dolën në skenë, u bë një zhurmë dhe kaq.

Edhe ishte paralajmëruar delegacioni shqiptar të mos bënte diçka të tillë dhe e bënë. Një veprim, delirant, injorant, papërgjegjshmërie. Ka përgjegjësi ai që jep vendimin për t’u përfaqësuar me këto lloj nivelesh. E gjitha është te RTSH, te boshti, te një strukturë tjetër, ku ka njerëz ekspertë që orientojnë edhe trendin, se si ne duhet të përfaqësohemi”, tha Aliaj.

/a.r

Next Post
Kush janë 2 personat që akuzohen për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar në Londër

Kush janë 2 personat që akuzohen për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar në Londër

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Shumë e drejtë,por kur e thua ti që je skandaloz për vete,bëhet më e vërtetë

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Tjetër aksident në Shqipëri brenda pak orësh, dy mjete përplasen në Shkodër, tre të plagosur

April 22, 2026
Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, policia arreston autorët, dy të tjerë shpallen në kërkim

Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, policia arreston autorët, dy të tjerë shpallen në kërkim

April 22, 2026
U larguan 500 mijë shqiptarë? Rama në Greqi: Kemi kaluar 50 vjet izolim, ikja është normale, por edhe po kthehen!

U larguan 500 mijë shqiptarë? Rama në Greqi: Kemi kaluar 50 vjet izolim, ikja është normale, por edhe po kthehen!

April 22, 2026
Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, PDK: Qeveria u zotua se do ta themelonte Asociacionin

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, PDK: Qeveria u zotua se do ta themelonte Asociacionin

April 22, 2026
Seanca në GJKKO, avokatët e Veliajt: Shembulli ekstrem i shkeljeve brutale të procesit ligjor

Pas Administratives, Veliaj kërkesë edhe GJKKO-së: Seancat gjyqësore të transmetohen live, është detyrim

April 22, 2026
Rama sqaron ‘ngërçin’ me pronat: Problem shqiptar, nuk lidhet me pakicën greke!

Rama sqaron ‘ngërçin’ me pronat: Problem shqiptar, nuk lidhet me pakicën greke!

April 22, 2026
“Qeveria ka braktisur reformat”, Bardhi dhe Tabaku takohen me zv.Kryetarin e Dhomës së Deputetëve në Itali

“Qeveria ka braktisur reformat”, Bardhi dhe Tabaku takohen me zv.Kryetarin e Dhomës së Deputetëve në Itali

April 22, 2026
Gjykimi i krerëve të UÇK në Hagë/ Rama tregon çfarë i tha Trump: Hetimet u ngritën mbi një raport fantazish

Gjykimi i krerëve të UÇK në Hagë/ Rama tregon çfarë i tha Trump: Hetimet u ngritën mbi një raport fantazish

April 22, 2026
Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

Aksident në Thumanë/ Përplasen dy automjete, humb jetën drejtuesi

April 22, 2026
Rama në Forumin e Delphi-t: Ballkani nuk është i harruar, jemi në kohët më të mira!

Rama në Forumin e Delphi-t: Ballkani nuk është i harruar, jemi në kohët më të mira!

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In