• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U larguan 500 mijë shqiptarë? Rama në Greqi: Kemi kaluar 50 vjet izolim, ikja është normale, por edhe po kthehen!

by E S
22/04/2026 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama pranoi gjatë Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi se shteti i të drejtës në Shqipëri ka edhe probleme, teksa iu përgjigj një prej pyetjeve të drejtuara nga Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës “Kathimerini”, në panelin e organizuar sot (22 prill).

Por shtoi se të ardhurat dhe investimet janë rritur, turizmi ka përparuar dhe sektorët janë dixhitalizuar, teksa e cilësoi një sfidë të vështirë që po përballohej me anë të punës së vazhdueshme në të gjitha drejtimet.

Gjithashtu Rama u pyet edhe për demografinë dhe emigracionin, për largimin e 500 mijë shqiptarëve gjatë qeverisjes socialiste, por nënvizoi se ashtu sikurse shqiptarët largohen për jetë më të mirë, edhe rikthehen në vend për të investuar.

“Së pari gjysmë milioni nuk është shifër e saktë (500 mijë të larguar). Por shqiptarët kanë vazhduar të largohen dhe është normale për një vend që ka kaluar 50 vjet izolimi të plotë dhe për njerëz që kërkojnë të emigrojnë për një jetë më të mirë. Po ka edhe të dhëna të qarta se po kështu shqiptarët po kthehen., Pra jemi në një moment që shqiptarët edhe largohen, por edhe kthehen”, tha ai.

Më tej kreu i qeverisë e shpjegoi edhe me shifra:

“Por kur mora detyrën prodhimi ynë ishte 10 miliardë euro, aktualisht jemi 27 mld euro. E morëm me 2 milionë turistë dhe kemi 12 milionë turistë, e nisëm me 300 milionë investime dhe tani jemi 1,6 miliardë”.

Kryeministri u pyet edhe për problemet me shtetin e të drejtës në Shqipëri.

“Po punojmë për të, po merremi me të. Çdo vit dhe sapo pashë shifrat e 4 mujorit të parë, jemi në 300 mln euro më shumë të ardhura në krahasim me vitin e kaluar dhe rreth 100 milionë në vlerën e planifikuar, nuk është rritje por edhe se kemi futur inteligjencën artificiale, në dixhitalizim, është patjetër një betejë, kemi edhe probleme por po vazhdojmë të punojmë. Kurrë nuk mbaron punë me shtetin e të drejtës, është moto e përjetshme, ka edhe probleme, por nuk mund të mbyllet këtu”, tha Rama.

Rama u pyet edhe për çështjen e ish-kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, teksa foli edhe për çështjen e paraburgimeve në Shqipëri.

“Kam një fakt sot, nuk jam rehat me këtë. Paraburgimi po bëhet problem. Gjyqësori është i pavarur, por në Shqipëri sot kemi 58% të personave në burgje që nuk kanë ende procedim gjyqësor, nuk kanë ende gjyq. Dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, nga partia ime, që s’ka lidhje me Greqinë, është mik shumë i mirë me kryebashkiakun e Athinës, është burgosur prej shkurtit 2025 dhe ende procesi gjyqësor nuk ka nisur. Kur them se për Belerin përfundoi në mënyrë të mrekullueshme sepse është europarlamentar, ka mbaruar, e them sepse ai nuk është në burg tani, ka marrë fund”, tha ai.

Next Post
Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, policia arreston autorët, dy të tjerë shpallen në kërkim

Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, policia arreston autorët, dy të tjerë shpallen në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkohet miratimi i ligjit për mbrojtjen e UÇK-së

Protestë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkohet miratimi i ligjit për mbrojtjen e UÇK-së

October 2, 2026
Arrestimet/ Rama për WELT: Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit

Arrestimet/ Rama për WELT: Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit

October 2, 2026
Franca përballet me krizën e borxhit, qeveria prezanton buxhetin për 2027

Franca përballet me krizën e borxhit, qeveria prezanton buxhetin për 2027

October 2, 2026
Zjarri në Tërbun s’ka të ndalur, flakët përparojnë dhe rrezikojnë banesat e stacionin e ujit! Operacion nga toka dhe ajri për shuarjen

Zjarri në malin e Manatisë në Lezhë del sërish jashtë kontrollit, flakët rrezikojnë të përhapen drejt Mirditës

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat në Francë/Dhjetëra të plagosur, mbi 2 mijë të arrestuar, mbyllen qindra shkolla

Përshkallëzohen protestat në Francë/Dhjetëra të plagosur, mbi 2 mijë të arrestuar, mbyllen qindra shkolla

October 2, 2026
Maran para Finlandës: Për të qenë kompetitivë, duhet të japim më shumë se 100%

Maran para Finlandës: Për të qenë kompetitivë, duhet të japim më shumë se 100%

October 2, 2026
SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë drejt Gjirit Persik, rriten tensionet me Iranin

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë drejt Gjirit Persik, rriten tensionet me Iranin

October 2, 2026
Liqeni i Fierzës drejt kuotave kritike, niveli i ujit zbret në 266.95 metra

Liqeni i Fierzës drejt kuotave kritike, niveli i ujit zbret në 266.95 metra

October 2, 2026
Analiza e The Guardian: Cila është e vërteta pas bumit të jashtëzakonshëm të ndërtimeve në Shqipëri?

Analiza e The Guardian: Cila është e vërteta pas bumit të jashtëzakonshëm të ndërtimeve në Shqipëri?

October 2, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Të shtënat me armë tek “Ali Demi”, shpallen në kërkim dy persona

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com