• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, PDK: Qeveria u zotua se do ta themelonte Asociacionin

by E S
22/04/2026 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës ka shënuar ngecje dyvjeçare si pasojë e dështimit të Qeverisë së Kosovës.

Pavarësisht vlerësimit pozitiv nga Asambleja Parlamentare më 2021, avancimi i statusit të Kosovës është pezulluar.

Deputetja Ariana Musliu-Shoshi, e cila ishte pjesë e delegacionit kosovar dy vite më parë, thotë se Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë për avancimin e statusit në Komitetin e Ministrave.

“Ky nuk është një dështim procedurash, është dështim konkret politik. Ne kemi më shumë se dy vite që kemi marrë një vendim pozitiv nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, mirëpo nga ajo ditë nuk është bërë as edhe një iniciim i vetëm nga qeveria që të kemi një avancim sa i përket ngritjes së statusit apo marrjes së statusit të vendit anëtar në një institucion jashtëzakonisht të rëndësishëm siç është Këshilli i Evropës.”

Musliu-Shoshi deklaroi për A2 CNN se shqetësim është edhe fakti që ka ndaluar edhe lobimi te shtetet anëtare për t’i dhënë mbështetje Kosovës në anëtarësim.

“Dështim i institucionit kryesor që është Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Punëve të Jashtme. Kemi dështim të lobimit në shtetet mike që janë anëtare të Bashkimit Evropian. Kemi mungesë të transparencës brenda Kuvendit dhe institucioneve të tjera relevante që janë përgjegjëse për raportim në Kuvendin e Kosovës sa i përket kësaj çështjeje.”

Ditë më parë, ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, akuzoi ish-emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, se kishte kushtëzuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai e konsideroi këtë të padrejtë, duke kërkuar që kjo barrë t’i hiqet Prishtinës zyrtare.

Mirëpo, nga Partia Demokratike e Kosovës thonë se ka qenë vetë Konjufca që, si kryetar i Kuvendit, ishte zotuar për themelimin e Asociacionit.

“Është një letër në parim që i është dërguar edhe Këshillit të Evropës, por edhe shteteve anëtare, e cila është nënshkruar nga Vjosa Osmani si presidente, nga Albin Kurti si kryeministër, dhe nga Glauk Konjufca; gjithashtu, me sa kujtoj, është edhe nënshkrimi i Donika Gërvallës. Ata janë zotuar se do ta zbatojnë Asociacionin dhe ky ka qenë një premtim që i është dërguar me letër Këshillit të Evropës.”

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do të mblidhet më 14 dhe 15 maj, por në agjendë nuk është paraparë anëtarësimi i Kosovës.

Next Post
U larguan 500 mijë shqiptarë? Rama në Greqi: Kemi kaluar 50 vjet izolim, ikja është normale, por edhe po kthehen!

U larguan 500 mijë shqiptarë? Rama në Greqi: Kemi kaluar 50 vjet izolim, ikja është normale, por edhe po kthehen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com