Një defekt në linjën e Shën Mërisë së ujësjellësit Tiranë ka bërë që një pjesë e mirë e kryeqytetit të mos furnizohet me ujë.
UKT njofton se grupet e punës jane angazhuar në terren për të riparuar defektin, ndërkohë që kufizimi do të ndihet në Komunën e Parisit, Vilat Amerikane, Sanatoriumi në Sauk, Shkoza dhe Qyteti Studenti.
Avaria ka ndodhur mëngjesin e sotëm por UKT nuk ka bërë të ditur sesa mund të zgjasin punimet për rikthimin e ujit për banorët.