• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ku dallon demokracie qytetare nga demokracia militante

by
27/07/2015 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Afrim Krasniqi/

krasniw

Ka shume tregues, por kryesori eshte debati, sa pushtet kane partite dhe anetaret e tyre? A pranojnë partitë të bëjnë ndarjen e shtetit me pushtetin, postet civile me postet politike? Shqipëria është një shembull negativ dhe me kontrast të thellë.

Tabela ilustruese e raporteve midis anëtarëve zyrtarë të partive politike, numrit të votave dhe përqindjes në vendimmarrje tregon diferencë të thellë midis modelit thellësisht militant e partiak shqiptar me modelet e vendeve demokratike evropiane (Gjermani, Britani, Itali e Francë). Në Shqipëri dy partitë e mëdha deklarojnë 206 mijë anëtarë por marrin vetëm 731 mijë vota, së bashku me LSI raportin shkon, – 3.6 vota për cdo anëtarë partie! Nëse supozohet se një anëtar përfaqëson një familje, atëherë partitë marrin vetëm votat e anëtarëve/familjeve militantë, asgjë më shumë.

Në rastin shqiptar tri partitë kanë 273 mijë anëtarë, morën 990 mijë vota dhe në përqindje, 61% të votace në proporcional. Nëse i referohemi modeleve perëndimore diferenca është e dukshme, madje në kontrast të thellë. Rekord është diferenca midis numrit minimal të anëtarëve dhe numrit të votave kombëtare të Partisë Socialiste në Francë, e cila është në pushtet. Imagjinoni, ajo ka 7 mijë anëtarë më pak sesa LSI në Shqipëri, por merr 9.4 milion vota nga 258 mijë të LSI dhe drejton Francën me 66 milionë banorë nga 2.8 milion efektivë që kemi ne në Shqipëri. Referimi në rastin britanik, gjerman apo italian është gjithashtu i njëjtë, – kontrast i thellë midis demokracisë militante në Shqipëri dhe demokracisë qytetare në perëndim! Në Gjermani 1 anëtarë partie është baras me 40 vota (CDU), në Britani është baras me 75 vota (Cons), në Itali është baras me 93 vota (Forza Italia).

Analiza të tilla duken demode në Shqipëri. Shumica mendon se janë të panevojshme, skolareske dhe se ne që i bëjmë, jemi jashtë realitetit. Me këtë kriter, e pranoj, unë jam dhe preferoj të jem jashtë realitetit shqiptar sepse e refuzoj këtë realitet, këtë sistem turme dhe antivlerë, ku ca grupe klienteliste në parti politike dhe militantë mbështetës partiakë kanë marrë peng Shqipërinë politike dhe përmes saj, institucionet, vendimmarrjen, qeverisjen lokale, administratën publike, dhe bashkë me to edhe pronat, jetën publike, median dhe shoqërinë civile. Ky nuk është modeli për të cilin aspiruam 25 vjet më parë. Është model i një demokracie të deformuar dhe merita për këtë u përket udhëheqësve tanë politikë, atyre që sundojnë me konsensus e rotacion, që jetojnë në luks në vendin më të varfër evropian, që zihen gjithë ditën për vilat e pushimit dhe që në vend të reflektojnë, duan ta forcojnë më shumë komponentin militant partiak në shoqëri, shtet dhe jetën publike. Eshte modeli i partive te forta ne vend te institucioneve te forta, i personalizimit te vendimmarrjes ne vend te vendimmarrjes perfaqesuese, konkurruese dhe cilesore.

Natyrisht, ata bëjnë kështu sepse lejohen e mbështeten nga turmat militante në bazë, ata që shërbimin ndaj shefit dhe partisë e përkthejnë në aset për më shumë fitim, më shumë pushtet dhe më shumë kontribut denigrues ndaj kritikës apo Tjetrit, – një mentalitet dominues dhe shpjegues për krizën e thellë të vlerave dhe përfaqësimit ku ndodhet prej vitesh Shqipëria!

Next Post

Fotolajm/ Kur Arjan Çani ishte 27 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hita në Maqedoninë e Veriut, apel për zgjerimin e Task-Forcës rajonale kundër emigracionit: Bashkëpunimi është çelësi kundër krimit

Hita në Maqedoninë e Veriut, apel për zgjerimin e Task-Forcës rajonale kundër emigracionit: Bashkëpunimi është çelësi kundër krimit

October 9, 2026
“Me i qelbanikos krejt…”- Zbardhen SMS-të, dyshime se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja u planifikua 4 ditë para: Situata asht e randë boll!

“Me i qelbanikos krejt…”- Zbardhen SMS-të, dyshime se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja u planifikua 4 ditë para: Situata asht e randë boll!

October 9, 2026
E pazakontë/ Hitler Musolini fiton zgjedhjet bashkiake në Peru! Kush është politikani i majtë që mban emrat e dy liderëve nazi-fashistë!

E pazakontë/ Hitler Musolini fiton zgjedhjet bashkiake në Peru! Kush është politikani i majtë që mban emrat e dy liderëve nazi-fashistë!

October 9, 2026
Konsumi i pushimeve në Kinë, skenarët e rinj nxisin raundin e ri të rritjes së konsumit (VIDEO)

Konsumi i pushimeve në Kinë, skenarët e rinj nxisin raundin e ri të rritjes së konsumit (VIDEO)

October 9, 2026
Prespa drejt UNESCO-s, ministri Gonxhja takon homologët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut: Mbrojmë pasurinë që na bashkon

Prespa drejt UNESCO-s, ministri Gonxhja takon homologët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut: Mbrojmë pasurinë që na bashkon

October 9, 2026
“Mundësi bashkëpunimi në shumë fusha”- Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë me “Urdhrin e Shqiponjës”: Aleanca jonë, më e fortë se kurrë!

“Mundësi bashkëpunimi në shumë fusha”- Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë me “Urdhrin e Shqiponjës”: Aleanca jonë, më e fortë se kurrë!

October 9, 2026
Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLP, kryeprokurori Çela kërkon zgjidhje edhe për pagat e magjistratëve: Po kalojmë periudhë të vështirë prej disa vitesh

Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLP, kryeprokurori Çela kërkon zgjidhje edhe për pagat e magjistratëve: Po kalojmë periudhë të vështirë prej disa vitesh

October 9, 2026
E rëndë në Greqi/ Shpërthen rafineria e naftës, humb jetën një shqiptar, një tjetër në gjendje të rëndë!

E rëndë në Greqi/ Shpërthen rafineria e naftës, humb jetën një shqiptar, një tjetër në gjendje të rëndë!

October 9, 2026
“Synojmë më shumë investime”- Ministrja Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal dhe investimet turke, mundësi për rritjen e tregtisë shqiptare

“Synojmë më shumë investime”- Ministrja Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal dhe investimet turke, mundësi për rritjen e tregtisë shqiptare

October 9, 2026
Aksioni i policisë në kampin e MEK, Çupi: Dje ishe pika kulmore, hetimet kishin nisur kohë më parë

“Investimi në Zvërnec i shërben të ardhmes”- Frrok Çupi: Mundësi historike për Shqipërinë dhe forcim i ndikimit dhe mbrojtjes amerikane!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com