• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku Albana, e ku Armela

by Ardit Rada
23/06/2021 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Albana Vokshi, që ka djegur mandatin për mendt e Lulit dhe Monikës, e sheh ende veten si kryetare e komisioni kuvendor për Median dhe Edukimin. Pas dy vitesh e gjysmë jashtë parlamentit, ajo po përdoret nga selia blu herë për të sulmuar projektet e shkollave, herë rindërtimin, herë shëndetësinë dhe së fundmi edhe procesin e zgjedhjes së kreut të AMA-s. Si një prodhim i KOP-it që Berisha krijoi në 2005 si alternativë, Vokshi nuk ka ushqyer asnjë simpati keto 16 vite në politikë. Së pari, sepse nga i gjithë ai Komitet i Orientimit të Politikave, ajo dhe Basha janë të vetmet mbetje. E kjo mbijetesë shtojnë dyshimet për lidhje të drejtëpërdrejta me Sali Berishën. Së dyti, kurrë në 8 vite qeverisje ajo nuk mbajti një post zyrtar, por u përdor për ta turrur kundër çdo individi të kampit tjetër politik, me apo pa pushtet qoftë. E pra, Albana që e ka braktisur parlamentin që në 2017 për të bredhur rrugëve në kauzat ‘kap ça t’kapësh’ të PD-së, sot i është kundërvënë kandidaturës që kaloi fazën e parë për kreun e  Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi.

Është e drejta e Albanës që politkisht dhe personalisht të mos e pelqëje Armelën në krye të AMA-s. Sigurisht, ajo do dëshironte që AMA-n ta drejtontë e motra, Vjollca Vokshi, që shqiptarët e ‘simpatizonin’ po kaq shumë sa Albanën vetë. Por ç’e do! Kur s’i përgjigjesh ftesave për tryezën e tërmetit, tryezën e pandemisë, bashkëpunimin paszgjedhor e të tjera, e fundit që do pyetej PD-ja do të ishte AMA. Albana e harron që Armela vjen tek AMA pas drejtimit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Ky institucion në kohën e Saliut të Albanës dhe Vjollcës drejtohej nga Edi Paloka.

Se kush janë të gjithë personazhet e përmendur në fjalinë e mëparshmë, shqiptarët e dinë mirë dhe e bëjnë lehtë dallimin për cilësinë e udhëheqjes që nga ATSH, tek qeveria. Armela është e vetmja që në krye të ATSH vajti e përcolli konferenca e takime ndërkombëtare, duke e bërë agjencinë një urë lidhëse e shkëmbimi informacioni.

Një uebfaqe që i referohen të gjithë sot, e që kurrë s’u akuzua qoftë edhe nga Albana për keqpërdorim njëpartiak në 8 vite. Ndryshe nga Albana që mban mbiemër të Kosovës dhe që s’ka shpjeguar ndonjëherë ndonjë lidhje me Kosovën, Armela është nusja e djalit të Sulejman Krasniqit. Dhe ndoshta Albanën s’e kanë informuar që ky i fundit ka qenë burri i tezes së Lulzim Bashës. Madje, kreu i PD e përdori në ditën e tij më të errët emrin e Sulejman Krasniqit, si idhull e mentor të tij. Më saktë, kur iu faneps ai sikleti i kasetës së Krushës.

“Një rol të rëndësishëm për mua për Kosovën kanë luajtur librat e letërsisë sonë patriotike të shkrimtarit Sulejman Krasniqi, burri i tezes sime” – pat thënë Basha pak muaj më parë teksa shfaqej atdhetar e luftëtar. Ndërsa për familjen e Albanës dimë vetëm që ia kanë thirrur bashkëshortin në Prokurori dhe që e motra bënte zëdhënësen e Berishës nga studio e RTSH. Sa i përket profesionalizmit gazetaresk të “gjyqtares” Vokshi, atë e kemi njohur kur Albana i hapi derën Ekrem Spahisë në pushtimin e RTSH në 1998…

Ndoshta i ekzagjeruar deri diku ky sqarim, por mirë është që lexuesi t’dijë, kryesisht sepse PD mban flamurin për luftën e klasave edhe sot e kësaj dite dhe s’lë vrimë pa rrëmuar. Tani merreni me mend vetë, ku Albana, e ku Armela…

Next Post

Si “Berishët”, po justifikojnë betejën kundër SHBA, si një “interes” të SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In