• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kthimi i ligjit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Presidenti rikonfirmoi argumentet tona!

by Java News
27/07/2018 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim ligjin për Teatrin, duke dhënë 9 argumente se pse ky ligj nuk duhet të kalonte. Pas këtij vendimi ka ardhur dhe një deklaratë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrin, e cila e përshëndet këtë vendim.
“Qëndrimi i sotshëm i Presidentit rikonfirmon edhe rishtazi vlefshmërinë dhe saktësinë e argumenteve të paraqitura nga Aleanca, të reflektuara tashmë edhe në 15 pyetjet që Komisioni Evropian i ka dërguar Qeverisë shqiptarë në lidhje me këtë ligj”, thuhet më tej në deklaratë.

DEKLARATA E PLOTË

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit përshëndet dhe vlerëson vendimin e sotshëm të Presidentit të Republikës për të kthyer për rishqyrtim ligjin special që i hapte rrugë prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Qëndrimi i sotshëm i Presidentit rikonfirmon edhe rishtazi vlefshmërinë dhe saktësinë e argumenteve të paraqitura nga Aleanca, të reflektuara tashmë edhe në 15 pyetjet që Komisioni Evropian i ka dërguar Qeverisë shqiptarë në lidhje me këtë ligj.

Ashtu siç e kemi theksuar në mënyrë të vazhdueshme, problemi i Teatrit nuk ishte thjesht një problem i trashëgimisë kulturore. Ligji special ishte një shkelje e rëndë e parimeve kushtetuese, e barazisë para ligjit dhe ndarjes së pushteteve, e konventave ndërkombëtare, dhe e legjislacionit aktual. Ai ligj përbën një precedent të rëndë për mënyrën se si Qeveria duhet të sillet në një shtet demokratik, për procesin e vendimmarrjes dhe transparencës që duhet ta shoqërojë atë. Në kushtet e mos-funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, bllokimi i këtij ligji merrte një vlerë akoma më kritike.

Pikërisht pasi besojmë së precedenti që ky ligj krijonte ishte tejet i rrezikshëm për demokracinë e brishtë shqiptare, ne falenderojmë të gjitha ata faktorë që në një mënyrë ose tjetër kontribuan për këtë vendim. Të gjithë qytetarët, organizatat, mediat, partitë politike, përfaqësues ndërkombëtar, të cilët ngritën zërin në kundërshtim të këtij ligji skandaloz, i kanë kryer një shërbim të jashtëzakonshëm shoqërisë shqiptare.

Ne jemi të qartë që kjo luftë nuk mbaron këtu! Përpjekjet e Qeverisë për të mos ju përgjigjur shkeljeve të rënda të ligjit vazhdojnë edhe sot. Megjithëse problemet e evidentuara në të, Qeveria vazhdon ta konsiderojë kundërshtimin ndaj ligjit si një reagim emotiv. Shumë shpejt, përpjekjet për të miratuar ligjin do rifillojnë, nën të njëjtat mashtrime propagandistike të shpërndara deri më sot. Kjo përpjekje do vazhdojë të ndihmohet në këtë fushatë dezinformuese nga thuajse gjithë mediat e mëdha të vendit të cilat ende nuk shpjegojnë për publikun përmbajtjen e ligjit special.

Gjithsesi, vendimi i Presidentit mbetet një moment i rëndësishëm në këtë kauzë. Është një moment kur historia do të dallojë ndërmjet atyre që shkelën Kushtetutën e vendit dhe atyre që e mbrojtën atë. Ata që rreshtohen sot në anën e drejtë të historisë, herët a vonë do jenë fitimtar në përpjekjen e tyre.

Së fundmi, duam ti bëjmë thirrje qytetarëve të vazhdojnë të mbrojnë këtë kauzë. Beteja për Teatrin është beteja për një shtet ligjor, është beteja që mbron shtëpitë, pronat dhe të drejtat e çdo qytetari. Ajo na përket të gjithëve, pavarësisht mendimeve dhe vlerësime mbi statusin dhe bukurinë e godinës. Një Qeveri që grabit sot pronën e përbashkët publike, është një Qeveri që nesër do grabisë pronat private të qytetarëve. Prandaj, sot më shumë se kurrë, rezistenca e përbashkët është një detyrim historik i të tërëve!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit

ma.me

Next Post
FOTOT/ Tatimet bllokojnë resortin e Kokëdhimës në Qeparo: Shkelje të shumta!

FOTOT/ Tatimet bllokojnë resortin e Kokëdhimës në Qeparo: Shkelje të shumta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

October 29, 2026
Vance i dërgon letër Iranit, kushti i Trump për të shmangur sulmin e ri ushtarak

Vance i dërgon letër Iranit, kushti i Trump për të shmangur sulmin e ri ushtarak

October 29, 2026
I vendosi tritol një personi në Fushë-Krujë, prangoset në Lushnje 32-vjeçari

Gjendet tritol i paplasur në derën e një lokali në Kamëz, rrethanat ende mister

October 29, 2026
Aksion në burgun e Bradasheshit, pas Veliajt transferohet edhe Ergys Agasi

Aksion në burgun e Bradasheshit, pas Veliajt transferohet edhe Ergys Agasi

October 29, 2026
OKB: Më shumë se 280,000 njerëz janë zhvendosur nga luftimet në Jemen

OKB: Më shumë se 280,000 njerëz janë zhvendosur nga luftimet në Jemen

October 29, 2026
Çfarë e shkaktoi aksidentin hekurudhor me 68 viktima në Spanjë?

Përplasja e trenave në Spanjë, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuarit poshtë vagonëve

October 29, 2026
Zjarr dhe rrjedhje radioaktive në kompleksin bërthamor të Karolinës së Jugut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Zjarr dhe rrjedhje radioaktive në kompleksin bërthamor të Karolinës së Jugut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

October 29, 2026
DETAJE / Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për policinë e Shtetit

DETAJE / Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për policinë e Shtetit

October 29, 2026
U largua në SHBA, Bolsonaro pretendon se është udhëheqësi i vërtetë i Brazilit

U largua në SHBA, Bolsonaro pretendon se është udhëheqësi i vërtetë i Brazilit

October 29, 2026
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Pushtetin sot. Aftësitë nesër. Po faturën kush e paguan?

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In