• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

FOTOT/ Tatimet bllokojnë resortin e Kokëdhimës në Qeparo: Shkelje të shumta!

by Java News
27/07/2018 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor njofton se ka intensifikuar kontrollet dhe verifikimet për të reduktuar evazionin fiskal, në kuadër të zbatimit të planit të masave për sezonin turistik.

Në njoftimin e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, subjekti i parë që renditet tek lista e e subjekteve të pezulluara i referohet hotelit të Kokëdhimes, në zonën e Qeparoit.

“Strukturat e Hetimit Tatimor, kanë konstatuar se subjekti “Markela Kokëdhima”, me vendndodhje në Gjirin e Panormit (Qeparo Fushë) kishte kryer një sërë shkeljesh tatimore gjatë ushtrimit të aktivitetit ekonomik”, thuhet në njoftimin e Tatimeve.

Gjithashtu, në datë 26 korrik nga strukturat e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor u konstatuan shkelje nga ana e subjektit “Valta Hotel”, me vendndodhje në Qeparo, Himarë. Ndaj tij është marrë masa e bllokimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarikë për “moslëshim kuponi tatimor” (hera e dytë).

Ndërsa nga kontrollet e tjera të ushtruara në Himarë, Ksamil, Qeparo, Borsh, etj.. u morën edhe masat si më poshtë vijojnë:

– Për subjektin Ardenis Hamza, me vendndodhje në Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

-Për subjektin Camping Kranea, me vendndodhje në Livadh, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Mariglen Lika, me vendndodhje në Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Kelen-ja, me vendndodhje në Livadh, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Vladimir Lani, vendndodhja Qeparo, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Dëshira Mahili, vendndodhja Ksamil, aktivitet i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Farije Jahaj, vendndodhja Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Bujar Kofina, vendndodhja Borsh, aktivitet i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH

– Për subjektin Areti Likoka, vendndodhja Himarë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, për të siguruar një ecuri pozitive të sezonit veror.

Next Post
Mbërrin i nxehti afrikan, ja çfarë parashikojnë sinoptikanët për fundjavën

Moti përvëlues, ekspertët: Pasoja e ngrohjes globale!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com