Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet. Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 17:25, tek “kthesa e Kamzës”, mjeti me drejtues shtetasin F.Gj., 27 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin XH.K., 52 vjeç.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.