• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kthehet nga Afganistani Kontingjenti 3-të Paqeruajtës “Resolute Support Mission”

by A R
23/06/2016 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mjediset ushtarake të Aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas u zhvillua ceremonia e pritjes së kontingjentit të 3-të paqeruajtës, i cili kreu me sukses misionin ushtarak në Kabul, Afganistan, në kuadër të operacionit të NATO-s, Resolute Support Mission.

Të pranishëm në ceremoni ishin zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Nazmi Cahani, komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Vladimir Avdiaj, zëvendësambasadori i Turqisë në Shqipëri, Sinan Cem Baş, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, si dhe familjarë e të afërm të ushtarakëve të kthyer nga misioni.

Në fjalën e tij, zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit u shpreh tepër i gëzuar në radhë të parë që ushtarakët ktheheshin shëndoshë e mirë nga një operacion i vështirë, ku ata kanë bashkëjetuar me rrezikun.

Në vijim të fjalës së tij, Koçi i krahasoi paqeruajtësit me djemtë e kombëtares, duke thënë se të dy palët janë mbrojtës të ndjenjës dhe të flamurit kombëtar. Në fund të fjalës së tij, zëvendësministri i Mbrojtjes, i shprehu falenderime të veçanta Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë: “Me këtë rast dua të falenderoj dhe t’i shpreh mirënjohjen Republikës së Turqisë, FA të Republikës turke për bashkëpunimin dhe bashkëveprimin, duke dhënë edhe një herë mesazhin se duke bashkëpunuar, duke qenë solidarë më njëri-tjetrin, ne mund të realizojmë detyrat dhe misionet, ne mund të jemi në gjendje që kapacitetet tona t’i shfrytëzojmë edhe më mirë për të eliminuar çdo gjenerator terrorizmi”, u shpreh Koçi.

Kontingjenti i tretë paqeruajtës në kuadër të operacionit të NATO-s Resolute Support Mission, përbëhej nga efektivë të Batalionit të tretë të Këmbësorisë (b3k), në Poshnje. Ata shërbyen me profesionalizëm dhe disiplinë të lartë për një periudhë 6 – mujore në Kabul, Afganistan.

Kontigjentet që Shqipëria po dërgon në kuadër të RSM janë vazhdimësi e kontributit që Forcat e Armatosura shqiptare japin me trupa paqeruajtëse në kuadër të angazhimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut në luftën kundër terrorizmit në Afganistan./a.m.

Next Post

Kjo vajzë është "Sofia" e 3-të e Arian Çanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In