Kreu i Partisë Demokratike, Lulzm Basha ishte sot në një tur takimesh në Dibër, ku zhvilloi takime me strukturat e selisë blu.
Basha është shoqëruar nga demokratët që gjatë rrugës me makina, ndërkohë që në hyrje të qytetit është vendosur një pankartë “Kryetar Basha, ju mirëpret Dibra juaj”.
Kreu i PD ndodhet sot në verilindje të vendit me kërkesë të degës dhe demokratëve të atjeshëm.
Takimet vijnë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, në të cilën kreu i PD u kërkoi të gjithë drejtuesve të ishin të gjithë sa më parë në terren, për të vijuar aksionin politik, por njëkohësisht për të punuar për afrimin edhe të atyre demokratëve që u përdorën nga aksioni politik i Berishës.
“Ata janë njerëz që kanë sakrifikuar dhe janë të zhgënjyer me ne. Por ne duhet të punojmë me ta, t’i bindim e të bëhemi bashkë”,- tha Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Ndërkohë, një nga çështjet që do të jetë në qendër të axhendës politike të Bashës, është Aleanca Qytetare për Demokracinë, tashmë e miratuar nga Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit si një organizatë partnere e PD, nëpërmjet të cilës synohet hapja e mëtejshme e PD dhe afrimin me grupe të ndryshme shoqërore, nëpërmjet një dialogu dhe bashkëpunimi që tejkalon marrëdhëniet klasike midis partive politike dhe grupeve të interesit.












Si mund të t’a besoje jeten ky popull nje vrasesi si ty,o Lul krimineli