• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

”Kryespiuni Visho Ajazi i rikthehet kohës së ndyrë, SHIK-ut të Bashkim Gazidedes”

by Java News
19/06/2017 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nikoll Lesi dhe gazeta “Koha Jonë”, kanë akuzuar kreun e SHISH, Visho Ajazi, se është duke iu bërë presion duke i mbajtur nën vëzhgim dhe duke i përgjuar.

Ja çfarë shkruan kjo gazetë:

“Visho Ajazi është kryetar i Shërbimit Informativ Kombëtar (SHISH). Ka vite që punon në shërbimet sekrete. Edhe në kohën e shërbimit famëkeq të SHIK-ut të Bashkim Gazidedes, Visho Ajazi ka qenë krahu i tij i djathtë në gjitha poshtërsitë, krimet dhe pisllëqet që ka bërë SHIK-u. Edhe kur dogjën redaksinë e gazetës “Koha Jonë”, natën e 2 marsit 1997, sapo u vendos Ligji i Gjendjes së Jashtëzakonshme, aty ka qenë Visho Ajazi. Redaksia e “Koha Jonë” ka kërkuar ndër vite që prokuroria të thërriste për këtë ngjarje makabre Bashkim Gazideden dhe Visho Ajazin. Ndërkohë Gazidede ka ndërruar jetë tashmë, por ka mbetur hija e tij moderne, Visho Ajazi, që mund të dëshmojë si e dogji SHIK-u redaksinë e gazetës me të madhe shqiptare të të gjitha kohërave, gazetës “Koha Jonë”.

Nuk thonë kot se krimineli kthehet te vendi i krimit, herë pas here. Kështu ndodh edhe me Visho Ajazin. Nuk rri dot pa mësuar se çfarë bën gazeta “Koha Jonë”, kush hyn e kush del në redaksi, me cilët takohen gazetarët e saj, cilën parti mbështet dhe pse, cila ambasadë dërgon lajme dhe kur i merrni pagat, me cilin ha drekë drejtori dhe kryeredaktori, etj.

Sot po të botojmë një prej agjentëve të SHISH që heton redaksinë “Koha Jonë” se kush hyn e del në redaksi. Numri i tij i telefonit…….92 161 (në fund), i regjistruar edhe në biseda…, por jo vetëm kaq!

Ne kemi fakte për këtë pisllëk të Visho Ajazit, kreut të SHISH, kemi filmime të dy punonjësve të SHISH si dhe një videobisedë me një gazetar të “Koha Jonë”.

Kemi dhe të tjera!

Harron Visho Ajazi se “Koha Jonë” nuk ka pyetur as për pushtetin e Saliu të I-rë, as për pushtetin e Nanos së II-të, as për kryeministrat Majko e Meta, as për pushtetin e Edi Ramës.

Visho Ajazi pse nuk heton për drogën që është kudo nëpër Shqipëri, pse nuk heton se cilët zyrtarë janë përzier në trafiqe dhe qarqe kriminale antishqiptare, pse nuk heton si cili ministër jep koncesione apo cili kryeministër apo ish-kryeministër kanë shkelur ligjet kushtetuese. Pse nuk heton për dy deputetë biznesmenë të një force politike që lidhje dhe biznese të dyshimta në Lindje, bile me mafien me të egër? Por sillesh si hienat rreth zyrave të gazetës “Koha Jonë”, me shikasit e tij, se kush hyn e kush del nga zyrat e gazetës së parë të pavarur shqiptare apo me cilin ka pirë kafe në “Sofra e Ariut”.

Këtë herë po ti kursejmë shikasit me emrat Shkëlqen….. dhe numrat e celularit me …..92 161 ( në fund). Po merremi me ty, pasi ti duhesh hetuar se pse nuk ke raportuar për rrjetin e drogës që është krim shtetëror, pasi kur të kanë dalë emra ministrash apo drejtuesish shtetërorë në trafikun e drogës, ke heshtur. Apo je i përlyer edhe ti në këtë tepsi qeveritare droge?!

Pse nuk flet për koncesionet qeveritare të dyshimta, ku janë përfshirë dhe shërbime të huaja? Sa u përket financimeve ruse, përse kreu i SHISH që ka për detyrë sigurinë kombëtare, nuk heton koncesionet e ministrave të qeverisë aktuale që kanë qenë në Shën Petersburg dhe që kanë sjellë investime dhe projekte të dyshimta në Shqipëri, dhe konkretisht në Vlorë? Po dhjetra milionë euro që po hidhen në Vlorë për të blerë votat, pse nuk heton Visho Ajazi? Natyrisht që Shqipëria është një vend sovran dhe duhet të shikojë për të thithur investime strategjike që rrisin ekonominë dhe mirëqënien e popullit. Nuk ka rëndësi nëse janë investitorë gjermanë apo italianë, rus apo amerikanë, turq apo grekë,etj. Rëndësi ka që të jenë investime transparente për publikun dhe mafie pas tyre.

Përse shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, që ka detyrë ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe interesave strategjikë të Shqipërisë, luan me dy porta? Përse nuk heton investimet e fshehta të mafias ruse, ndërkohë që para partnerëve amerikanë zotohet se zbaton ligjin? A mund të na sqarosh pse ke qenë në Turqi dhe për interesa të cilit shërbim sekret ke shkuar?

Kjo lojë me dy porta në dëm të interesave kombëtare dhe në dëm të interesave të partnerëve strategjikë, kujt i shërben?

Visho Ajazi, je marrë edhe me zgjedhjet e dhunuara dhe vjedhjen e tyre në maj 1996 në kohën e Saliut të I-rë. Mos fut duart prapë në zgjedhjet parlamentare me një parti politike se do leni leshtë! Merru me detyrën shtetërore, dhe jo me pisllëqe apo duke blerë vota për një parti politike.

Mos e kruaj me “Koha Jonë”! Një herë e dogje redaksinë e gazetës, me Gazideden, por tani jemi 20 vite pas dhe mund të digjesh ti!”  

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi 20 Qershor 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

August 16, 2026
Qeveria e Jemenit pretendon se ka kryer gati 200 sulme ndaj rebelëve Huthi -

Qeveria e Jemenit pretendon se ka kryer gati 200 sulme ndaj rebelëve Huthi –

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com