• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryeministrja serbe: Konflikti i ngrirë me Kosovën jo në interes të Serbisë

by Java News
05/04/2018 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova është jashtëzakonisht e rëndësishme për stabilitetin, jo vetëm të Serbisë, por edhe të rajonit dhe ky problem ka potencial të madh për të penguar Serbinë që të shkojë përpara.

Kështu është shprehur kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila konsideron se Serbia duhet të gjejë forcë në vetvete për të krijuar paqe dhe stabilitet në Kosovë, raporton FoNet, transmeton Koha.net.Mirëpo sipas saj këtu Serbia është e vetmuar, meqë “vetëm ajo po përpiqet dhe që në këtë moment ka interes për një paqe dhe stabilitet tjetërfare” ka thënë ajo.

“Konflikti i ngrirë do të mund të mbetej edhe me dekada të tjera, por kjo nuk do të ishte mirë për Serbinë, prandaj iniciativa e presidentit (Aleksandar Vuçiq) për dialog të brendshëm është hap i guximshëm”, shtoi ajo.Por, sipas saj, pala tjetër nuk tregon fare gatishmëri për arritje kompromisi.

“Më vjen keq që Bashkimi Europian nuk ka më shumë forcë insistuese që Marrëveshja e Brukselit të zbatohet, meqë BE ishte garantuese e kësaj marrëveshjeje dhe do të duhej që punë e parë e tij të jetë zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe”, konsideron Bërnabiq.Sipas saj nuk më duket se as Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë gatishmëri për çfarëdo zgjidhjeje fleksibile dhe prandaj sikur janë për konflikt të ngrirë. Megjithatë, ajo shprehet e bindur se Kosova nuk mund të ndalë rrugën europiane të Serbisë.

Komisioni Europian, përkatësisht BE-ja, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës , ato janë neutrale sa i përket statusit dhe janë të detyruar të jenë ashtu sepse pesë vende nuk e pranojnë, as do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës, ka thënë ajo.

Presin prej nesh normalizimin e marrëdhënieve, nuk duan të importojnë konflikte në BE, ndërsa normalizim mund të ketë kuptim gjithfarësh. Unë mendoj se në radhë të parë në interes të Serbisë, jo për shkak të BE-së, por në interes të Serbisë që përfundimisht të gjendet zgjidhja përfundimtare e qëndrueshme, citon FoNeti kryeministren e Serbisë, transmeton Koha.net.

Bërnabiq ka thënë se nëse deri më 20 prill Kosova nuk bën gjë për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, serbët e Kosovës do të jenë të detyruar që këtë punë ta kryejnë vetë. (b.an)

Next Post
Madonna zbret sërish si regjisore për historinë e një balerine

Madonna zbret sërish si regjisore për historinë e një balerine

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ISHP: Shqipëria zyrtarisht nën grip! Qarkullon gripi AH1N1 dhe është agresiv, piku arrin në janar! Ja këshillat

ISHP: Shqipëria zyrtarisht nën grip! Qarkullon gripi AH1N1 dhe është agresiv, piku arrin në janar! Ja këshillat

October 28, 2026
Superbuxheti 2027/ Tatimi mbi dividentin do rritet në 15%, Rama: Biznesi i madh do të kontribuojë më shumë!

Superbuxheti 2027/ Tatimi mbi dividentin do rritet në 15%, Rama: Biznesi i madh do të kontribuojë më shumë!

October 28, 2026
Kandidati presidencial brazilian, Bolsonaro largohet nga Brazili dhe mbërrin në Miami pas humbjes në zgjedhje

Kandidati presidencial brazilian, Bolsonaro largohet nga Brazili dhe mbërrin në Miami pas humbjes në zgjedhje

October 28, 2026
Dita e 16-të e protestës, pas marshimit nëpër Tiranë studentët rikthehen te Ministria e Arsimit!

Dita e 16-të e protestës, pas marshimit nëpër Tiranë studentët rikthehen te Ministria e Arsimit!

October 28, 2026
Deklaratat e Mbappe, CMG e Kinës konfirmon marrjen e letrës së faljes nga Reali i Madridit!

Deklaratat e Mbappe, CMG e Kinës konfirmon marrjen e letrës së faljes nga Reali i Madridit!

October 28, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

DETAJET/ Gjykata lë të lirë protestuesit e arrestuar në Tiranë, cakton masa sigurie për 10 persona

October 28, 2026
Pasi kreu sulmin ndaj një cisterne nafte, Irani kërcënon të shënjestrojë anije përtej Hormuzit -

Administrata Trump shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj fondit shtetëror rus të investimeve pas marrëveshjes për naftën

October 28, 2026
E vërteta e kënetës së Maliqit, dokumentet e Autoritetit të Dosjeve rrëzojnë filmin e propagandës komuniste!

E vërteta e kënetës së Maliqit, dokumentet e Autoritetit të Dosjeve rrëzojnë filmin e propagandës komuniste!

October 28, 2026
Drejt bujqësisë, 800 hektarë me shegë e avogado, 6.6 mln euro investim në Karavasta

Bujqësia me sytë nga Qeveria! Sektori që punëson qindra mijëra njerëz dhe me kontribut 17% në ekonomi, merr vetëm 1,6 % të buxhetit

October 28, 2026
Zbuten tonet, Reali i Madridit i kërkon ndjesë publike Kinës pas gafës së Mbappe: Respekt të thellë për popullin tuaj!

Zbuten tonet, Reali i Madridit i kërkon ndjesë publike Kinës pas gafës së Mbappe: Respekt të thellë për popullin tuaj!

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In