• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kryeministri Renzi rrezikon të humbasë ‘bastin’ me referendumin

by Java News
01/12/2016 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpresat e kryeministrit italian, Mateo Renzi, për të fituar referendumin për reformat kushtetuese po pakësohen shpejt, ndërsa votuesit e pavendosur po zgjedhin gradualisht që të kundështojnë planet e tij. Të paktën kështu sugjerojnë sondazhet e fundit, megjithëse kushdo mund të vendosë vetë për besueshmërinë e tyre, duke parë dështimet e parashikimeve në rastin e Brexit dhe zgjedhjeve në SHBA.

Renzi nuk rrezikon vetëm planet, por edhe postin e tij, pasi ka premtuar se do të dorëhiqet nëse humbet më 4 dhjetor kur do të zhvillohet referendumi. Ky i fundit i paraqet italianëve propozimin e kryeministrit për të reduktuar rolin e Senatit dhe për të transferuar më shumë fuqi tek qeveria qendrore nga rajonet, diçka që ka rritur pasigurinë politike në ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës.

Sondazhet janë ndalur në javën para referendumit, ndërsa analistët bien dakord kur thonë se situata është përkeqësuar në dëm të Renzit. Faktor në rritjen e kampit që kundërshton referendumin shihet edhe vala e ndjesisë populiste apo anti-elitë, që solli fitoren e Trump apo Brexit. Vetë Renzi vazhdon të bëjë fushatë në të gjithë vendin duke u përpjekur që të fitojë vota dhe duke e reklamuar propozimin e tij si shpëtimin e Italisë, transmeton TCh.

“Reformat strukturore janë aseti kryesor për të ardhmen e Italisë dhe kjo dihet. Janë pikërisht këto që i duhen vendit dhe italianët do të vendosin nëse janë dakord apo jo me thjeshtimin e institucioneve që ne kemi propozuar”, deklaron kryeministri Italian.

Një humbje e mundshme në referendum, bën më të fortë lëvizjen rebele “5 Yjet” dhe të djathtën në Itali, diçka që pas dorëheqjes së kryeministrit, do të reflektohej edhe në zgjedhjet që do të pasonin. Për shumë ekspertë, premtimi i dorëheqjes, ishte një gabim taktik i Mateo Renzit, pasi nuk duhej ta kishte shndërruar referendumin në një çështje kaq personale. (b.an)

Next Post
Çfarë nuk u pa në Kuvend/ Shënimet e Blushit, Patozi si “turist”, Berisha “zë” karrigen e Nokës, Doshi takon Gjiknurin

Seanca plenare në Kuvend, diskutohet projekt-buxheti i vitit 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com