Kryeministri Rama publikon fotot: Sikur gjithnjë të kishim fundjava kështu për hir të gjyshërve e të fëmijëve

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social “Facebook” disa foto ku shfaqen fëmijë të shoqëruar me mamatë e tyre që zbukuruan sot sheshet kryesore të qyteteve.Kujtojmë që ditën e djeshme hapësirat publike ishin dedikuar të gjitha për gjyshet e gjyshërit.

Nisur nga kjo e shtunë dhe e dielë, ku në qytet dolën vetëm të moshuarit, fëmijët të shoqëruar nga mamatë e tyre, kryeministri Rama shkruan se do ishte vërtet bukur nëse ky shembull ndiqej edhe në muajt në vazhdim, pra edhe pasi ti kthehemi rutinës së përditshme.Një e shtunë e diel pa makina do ishte vërtet diçka e bukur për qytetin shkruan kryeministri.

Postimi i plotë: Sa bukur do ishte sikur gjithnjë më pas të kishim fundjava pa makina fare dhe të mbanim mend, se për hir të gjyshërve e të fëmijëve së paku, jetohet edhe pa zhurma e pa bori të shtunave e të dielave, të paktën nga shtatori në prill kur s’ka nisur ende koha e plazhit.

   

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com