Kryeministri Rama: E trishtueshme fatkeqësia që ra mbi ta

Shqipëria ka shprehur solidaritetin për Turqinë, për sa i përket pasojave të rënda pas tërmetit të mbrëmjes së djeshme në Elazig. Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsa i përket tërmetit 6.8 ballë që goditi Turqinë mbrëmjen e sotme duke e quajtur ngjarjen trishtuese. Përmes një mesazhi në Twitter, Rama shpreh mbështetjen e tij ndaj popullit turk në këto momente të vështira.

“Shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë mike prej një tërmeti të rëndë, ku janë shënuar edhe jetë të humbura! I jemi pranë popullit turk dhe lutemi që Zoti t’u japë autoriteteve të vendit dhe Presidentit Erdogan të gjithë forcën për ta përballuar këtë tragjedi”, shkruan Rama.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Login to your account below

Fill the forms bellow to register

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.