Reagon kryeministri i Marokut pas lajmit të Pacollit: Një zotëri nga Kosova na u imponua me prezencën e tij.
Pas postimit të zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli në Facebook se ka pasur një takim domethënës me kryeministrin e Marokut, Saadedine Othmani, ky i fundit ka reaguar duke e thënë se gjatë kohës së pauzës një person nga Kosova është imponuar me prezencën e tij.
Othamani në një postim në Tëitter shkruan se nuk kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe Maroku nuk e njeh shtetin e Kosovës. “Gjatë kohës së pauzës me delegacionin tim një zotëri nga Kosova na u imponua me prezencën e tij.
Ne nuk kemi diskutuar marrëdhëniet bilaterale as vazhdimin e kontaktit. Pozita e Marokut është e njëjtë. Maroku nuk e njeh Kosovën dhe nuk ka marrëveshje me të”, ka shkruar kryeministri Saadeddine Othmani në Tëitter, përgatiti ”Telegrafi”. (b.an)