• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti/ Shqipëria vendi me sasinë më të lartë të mbetjeve për frymë në rajon

by A R
27/09/2018 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas një raporti të fundit të përpiluar nga Banka Botërore, mbi problematikën e menaxhimit të mbetjeve, si një ndër sfidat e shekullit, rezulton Shqipëria si vendi me sasinë më të lartë për frymë në rajon. Përkatësisht, shifrat sugjerojnë se Shqipëria ka 1.1 kg mbetje për frymë; Maqedonia ma 1.05 kg/frymë, Bosnja 0.98 kg/frymë, Serbia 0.72 kg/frymë dhe me nivelin më të ulët, Kosova me 0.47 kg/frymë.
Deri në vitin 2050, bota pritet të gjenerojë 3.40 miliardë tonë mbetje në vit, duke u rritur në mënyrë drastike nga 2.01 miliardë ton të sotëm. Ky publikim i BB-së paraqet të dhënat e menaxhimit të mbeturinave kombëtare dhe urbane nga e gjithë bota dhe nxjerr në pah nevojën për veprim urgjent. Publikimi ofron një fotografi mbi mënyrën se si gjenerimi i mbeturinave dhe menaxhimi ndryshojnë nga nivelet dhe rajonet e të ardhurave dhe ndajnë praktikat e mira në nivel global. Menaxhimi i mbeturinave të ngurta është një nga shërbimet më të rëndësishme urbane, por është komplekse dhe e shtrenjtë, duke përbërë rreth 20% të buxheteve komunale në vendet me të ardhura të ulëta dhe 10% të buxheteve komunale në vendet me të ardhura të larta. Operacionet e kushtueshme dhe komplekse të mbetjeve duhet të konkurrojnë për financim me prioritetet e tjera të tilla si uji i pastër dhe shërbimet e tjera, arsimi dhe kujdesi shëndetësor. Menaxhimi i mbeturinave menaxhohet shpesh nga autoritetet lokale me resurse të kufizuara dhe kapacitete të kufizuara në planifikimin, menaxhimin e kontratave dhe monitorimin operacional.

“Këta faktorë e bëjnë menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave një propozim të komplikuar në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe shumica e vendeve me të ardhura të ulëta dhe me të ardhura të mesme dhe qytetet e tyre po luftojnë për të adresuar sfidat. Të dhënat e menaxhimit të mbetjeve janë kritike për krijimin e politikave dhe planifikimit për kontekstin lokal. Kuptimi se sa mbeturina gjenerohet – veçanërisht me urbanizimin e shpejtë dhe rritjen e popullsisë – si dhe llojet e mbetjeve që gjenerohen lejon që qeveritë vendore të zgjedhin metodat e duhura të menaxhimit dhe planifikojnë kërkesa të ardhshme. Ai i lejon qeveritë të hartojnë një sistem me një numër të përshtatshëm automjetesh, të krijojnë rrugë efikase, të caktojnë objektiva për devijim të mbeturinave, të ndjekin progresin dhe të përshtaten me ndryshimin e modeleve të konsumit. Me të dhëna të sakta, qeveritë mund të alokojnë buxhetin dhe tokën realisht, të vlerësojnë teknologjitë relevante dhe të marrin parasysh partnerët strategjikë për ofrimin e shërbimeve të tilla si sektori privat apo organizatat joqeveritare”- thekson BB-ja në raport.

What a Waste 2.0: Një Vështrim Global i Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta deri në vitin 2050, publikimi më i fundit i Bankës Botërore, përfshin trendet globale, rajonale dhe urbane për menaxhimin e mbeturinave të ngurta nga trendet teknike dhe operacionale ndaj impakteve mjedisore dhe sociale. Temat e përfshira në publikim përfshijnë prodhimin e mbeturinave, grumbullimin e mbeturinave, trajtimin dhe deponimin e mbeturinave, modelet e financimit, modelet operacionale, teknologjitë, përfshirja e qytetarëve, ndikimi i mjedisit dhe ndikimi i sektorit joformal. Baza e të dhënave përfshin informacion mbi 217 vende dhe ekonomi si dhe mbi 360 qytete.

Në një tjetër studim, Portali i të dhënave Our ëorld in Data ka publikuar së fundmi të dhënat mbi mbetjet plastike të pa menaxhuara në të gjithë botën, të projektuara deri në vitin 2025. Sipas të dhënave sasia e mbetjeve të pa menaxhuara në Shqipëri është 29,705 tonë. Krahasuar me vendet e rajonit që janë marrë në shqyrtim sasia është shumë më e lartë. Në Bosnje dhe Hercegovinë sasia e mbetjeve të pa menaxhuara është rreth 12,955 tonë, ndërsa në Malin e Zi, mbetjet plastike të pa menaxhuara përllogariten 4,416 tonë.(monitor)

Next Post
Çfarë bëjnë bashkë në Zvicër Dritan Zagani dhe Emiliano Nuhu? Dyshimet e gazetarit

Nuhu si Zagani, PD e pagoi 10 mijë euro dhe e siguroi për azil?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 10 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 10, 2026
A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

November 10, 2026
Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

November 10, 2026
ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

November 10, 2026
Nga sot 40% më pak autobusë në Tiranë, shkak çmimi i naftës

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In