• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meraku i Sali Berishës për vilën e Enver Hoxhës 20 vjet më parë

by Mero Baze
01/03/2026 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berishës i shpëtoi mbrëmë një fjali që e injoruan të gjithë rreth ish shtëpisë së Enver Hoxhës. Ai tha se “Unë kam pasur projekt që 20 vjet më parë që truallin e vilës t’ua jepja pronarëve”. E thënë ndërkohë që vila u zhyt në flakën e molotovëve dhe fishekzjarrëve dukej si një arsye e vërtet përse po digjej.

Pra nuk po digjej as që aty kishte jetuar në një pjesë të saj Enver Hoxha dhe as që disa informatorë të policisë i kishin gënjyer që aty brenda ishte Enver Hoxha. Po digjej se këtij i kishte ngelur merak një projekt që para 20 vjetësh për t’ia kthyer vilën ish pronarit përmes mashtrimit dhe tani po merrte hak .

E vërteta është se vila që mori Enver Hoxha më 1945, pjesa e vjetër e saj iu kthye pronarit qysh në vitet 90. Ajo është një shtëpi e ndërtuar nga Hasan Biçaku dhe gruaja e tij Mili Këlcyra, motra e Ali Këlcyrës, të cilën e trashëgoi djali i tyre Qemal Biçaku, i martuar me vajzën e Shefqet Vërlacit. Por meqë u vendos komunizmi dhe ata nuk arritën kurrë të jetojnë aty, vila iu rikthye në vitet ’90 mbesës së tyre të martuar në familjen Toptani në Tiranë, që dhe i takon. Ata janë prej 30 vitesh pronarë legjitimë të vilës së vjetër që ka marrë Enver Hoxha në vitin 1945.

Kjo nuk është vila që është sulmuar dje.

Dje është sulmuar shtesa e re e vilës së Enver Hoxhës, e ndërtuar mbi tokën e inxhinier Belotit, një inxhinier italian që punonte e jetonte në Shqipëri deri më 1944, të cilit iu konfiskua prona, por që qeveria shqiptare në kuadrin e marrëveshjes me qeverinë italiane në vitin 1954 ia ka paguar tokën. Pra është tokë shtetërore.

Ka pasur një tentativë për të shpikur një lloj trashëgimie nga inxhinier Beloti tek një qytetar i Tiranës fiks në kohën kur Berisha erdhi në pushtet dhe fëmijët e gjuanin këta pronarët e familjeve të mëdha dhe u sajonin letra duke u marrë pjesën.

Ky ka qenë plani i dështuar i Berishës, që nuk arriti dot të sajonte letra për truallin e vilës së re të Enver Hoxhës dhe tani me sa duket i ka mbetur merak, duke shpresuar që nëse digjet, mund të marrë hak për atë ëndrrën e ti tij të dështuar 20-vjeçare, për ta grabitur.

Të gjithë ata që e ndiqnin pas dje kishin keqkuptimin që ai po kënaqej që po sulmonin shtëpinë e diktatorit.

Në fakt atij as atë s’i bën zemra, ndaj u justifikua sikur i kishin djegur shtëpinë e babës.

Ishte gati të thoshte më falni se e dogjëm padashje se e dinim që ishte Edi Rama brenda. Edi Ramën e di ku e ka, në kryeministri, në Durrës, në Vlorë, kudo që vete. Nëse vërtet mendon që ka objektiv një atentat politik për të vrarë Edi Ramën, thjesht duhet të ketë guxim ta marrë përsipër vetë, se pastaj pjesa tjetër nuk është problem.

Kjo përpjekja për t’i heroizuar ata “kokopalarë”, siç do t’i quante Ilir Meta, që gjoja po vrisnin Edi Ramën me fishekzjarre, tregon anën banale se çfarë meraku i ka mbetur Sali Berishës me ish vilën e Enver Hoxhës.

Nuk i ka mbetur merak as koha kur si komunist fanatik ftohej aty në darkat familjare të fëmijëve të tij dhe takonte Enver Hoxhën, as maska e tij si antikomunist pas vitit 1990, as trimëria e tij për të vrarë Edi Ramën, por meraku që s’ia mori dot atë tokën më 2006, siç i foli vetë subkoshienca dje para vilës në flakë.

E vetmja gjë e vërtetë tek ai është që qenit hajdut grabitës. Dhe është e vetmja gjë që iu kujtua dje si punë e pambaruara kur pas vitit 2005 “mori strajcet”, siç thotë dhëndri i tij, dhe filloi t’i mbushë: një për vajzën e një për djalin, kudo që i dilnin para. Kjo “strajce” i ka mbetur ende bosh. Kaq banale është e gjitha.

Next Post
Fluturimet globale në kaos/ Sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshirë Dubain dhe Doha

Fluturimet globale në kaos/ Sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshirë Dubain dhe Doha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com