• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

U afrua me kërkesën e Zelenskyy/ Negocimi i Kryeministrit i Izraelit: Po punon njëkohësisht me 3 superfuqi si ndërmjetës me Putinin!

by Java News
05/03/2022 23:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ai jo vetëm që takoi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, jo vetëm që fluturoi menjëherë drejt Berlinit pas këtij takimi, për të takuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, jo vetëm që kishte “bekimin” e amerikanëve për gjithë bisedimet, por pati telefonuar edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, para se të mbërrinte në Moskë.

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, duke se ka marrë një rol të qartë ndërmjetësi midis Rusisë dhe Perënidmit, në orët e vështira që Ukraina po kalon pas agresionit rus.

Nga pallati i Elysee-së, janë shpërfaqur detaje se si Bennett, kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Macron, përpara se të fluturonte drejt Rusisë.

 

Nën kërkesën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Bennett është vetëofruar si ndërmjetësues për çështjen e Ukrainës.

Ndër pikat e takimit mes Bennett dhe Putinit ndërkaq, ka qenë edhe komuniteti i madh hebre, i cili ka ngecur tashmë në mes të kësaj lufte prej 10 ditësh. Komunitete të tilla të mëdha, ndodhen si në Ukrainë, ashtu edhe në Rusi.

Ndërsa, në tryezën e bisedimeve, mund të ketë qenë edhe çështja e rikthimit të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 mes SHBA-ve dhe Iranit, e cila ka mbetur në vendnumëro që atëherë dhe nuk ka përparime konkrete në bisedime.

Vetë fakti se Irani pretendon se është pranë krijimit të një bombe bërthamore, ka bërë që superfuqitë botërore të kthejnë sytë edhe për nga Teherani, përveçse nga Ukraina.

Nga njëra anë, Ukraina nuk pranon mësymjen. Nga ana tjetër, Rusia ankohet për sanksionet e rënda.

Perëndimi gjendet mes veprimit dhe mosveprimit, kur flitet për ndërhyrje ushtarake apo mbyllje të hapësirës ajrore ukrainase. Por, Rusia i ka të qarta gjërat dhe ka lëshuar paralajmërime të hapura kundër kësaj gjëje. Në të kundërt, kushdo vend të marrë hapin e tillë, është zyrtarisht në gjendje lufte me rusët.

E vetmja gjë e sigurt, është se Bennett po merr një epërsi në rolin e negociatorit me Putinit. Por, duhet të shihet se sa kjo do të zgjasë, kur të dielën, në lojë, të futet edhe një kandidat tjetër, edhe më i afërt me Ukrainën e Rusinë: Recep Tayyip Erdogan.

Ai pritet të zhvillojë një telefonatë me Putinin, për të kërkuar ndalimin e menjëhershëm të luftës në Ukrainë.

Next Post
Pushtimi i Ukrainës/ Mbaron takimi mes kryeministrit të Izraelit dhe Putin: Ja çfarë lëvizje bën tani Naftali Bennett!

Takimi Benett-Putin/ Zbardhet çfarë diskutuan presidenti rus dhe kryeministri i Izraelit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse po shkruaj për Ilir Metën

Maqedonia pa shqiptarët nuk është shtet, është rrezik

April 6, 2026
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

April 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Cektësia e padurueshme me të cilën trajtohen protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

April 6, 2026
Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

April 6, 2026
“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

April 6, 2026
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In