• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi: Vora e kthyer në një qytet fantazmë prej rindërtimit. Rama s’di t’i mbajë premtimet

by Java News
20/01/2021 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka nisur ditëm me një takim në Vorë, me disa banorë të kësaj bashkie.

Sipas saj, LSI është partia që di t’i mbajë premtimet, ndërsa kërkoi që ndryshimi të vijë nga të rinjtë. As në këtë takim nuk i ka ndalur akuzat për kryeministrin Edi Rama, për të cilin thotë se ka gënjyer prej 8 vitesh.

“Gjithçka në këtë vend është e errët, ndaj duhet program. LSI është parti që di t’i mbajë premtimet. Ndaj ndryshimi vjen nga të rinjtë. Ulja e taksave është e domosdoshme, ndaj ne duhet të ndihmojmë qytetarët me vepra. Kryeministri Rama vijon mashtrimet prej 8 vitesh dhe nuk di që të mbajë premtimet. Sondazhi më i mirë është takimi me qytetarët. Ky realitet duhet të ndryshojë.”, tha Kryemadhi.

Për kryetaren e LSI, Vlora është kthyer një qytet fantazmë për shkak të rindërtimit.

“Ndërkohë sot jemi këtu në Vorë, ku në orët e para të mëngjesit duhet të ketë një lëvizshmëri të madhe për shkak të zonës, që është një zonë industriale dhe bujqësore, por që është kthyer në një qytet fantazmë, për shkak të asaj politike jo vetëm diskriminuese por edhe që ka grabitur pronën e qytetarëve të Vorës.  Ne kemi qenë edhe më përpara në pallatet e dëmtuara nga tërmeti, ku faktikisht banorët jo vetëm që nuk kanë asnjë bonus qiraje, por nuk kanë asnjë plan se ku do të jetojnë, nëse pallatet e tyre do të shemben apo do të rindërtohen, apo rikonstruktohen”, tha ajo.

Ajo ka shtuat se të dielën, mjekët dhe infermierët e qendrës shëndetësore të Vorës, kanë denoncuar mungesën e mbrojtjes nga COVID, si maska e dezinfektonte.

“Jo më larg se para disa ditësh, ditën e diel, ne patëm një denoncim nga mjekët dhe infermierët e qendrës shëndetësore të Vorës, të cilët i kanë drejtuar një peticionin ministres së Arsimit dhe Drejtorisë Shëndetësore të Tiranës për shkak të mungesës jo vetëm të vëmendjes, por edhe të mbrojtjes së tyre. Mungesa e maskave, mungesa e dezinfektantëve, mungesa edhe e respektit të këtij personeli. Dhe reagimi i institucioneve është zero dhe nga ana tjetër shikojmë një propagandë që bëjnë sikur po përgjërohemi për mjekët, nga ana tjetër pastaj një degradim të sistemit shëndetësor që është kthyer në gjobë vënie. Pra, kemi disa anë monedhe, që kanë krijuar hapësira të mëdha abuzimi me këtë kategori”, shton Kryemadhi.

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In