• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi: Pasuritë e familjeve të mos na i kontrollojnë të huajt!

by Java News
11/09/2018 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monika Kryemadhi është shprehur sot se Vettingu i politikanëve do të bëhet nga institucionet e Drejtësisë, që nuk janë kapur nga krimi i organizuar. Në një intervistë gjatë edicionit të lajmeve në Vizion Plus, Kryemadhi u shpreh se Vettingu i politikës do të prekë edhe familjarët e tyre.

“Ajo që sipas meje është më e rëndësishme është që dhe vetë media dhe gazetarët duhet të fokusohen në dëshirën e qeverisë për ta bërë apo jo Vettingun. Sepse unë mendoj që gjëja më e rëndësishme e jona është që njerëzit të kuptojnë që, ai që bërtet më shumë: ‘Kapeni ujkun. Kapeni Ujkun!”, është çakalli që e shqeu tufën e deleve. Në këtë rast ne flasim për Edi Ramën. “, tha ajo.

Znj. Kryemadhi, dy pyetje mbeten ende pa përgjigje lidhur me nismën e opozitës. A do të prekë Vettingu i politikës të afërmit, familjarët e politikanëve, ashtu sikur ju si opozitë e keni konceptuar këtë nismë?

Absolutisht që Vetingu ndaj politikanëve është një nga gjërat më të rëndësishme, sepse sot ne futëm gjithë Policinë e Shtetit në Veting, futëm gjithë Prokurorinë, Gjykatat, hetuam deri edhe etiketat e bluzave, por mendojmë që edhe politikanët duhet të futen në procesin e Vettingut. E kemi thënë me kohë që, në radhë të parë, duhet të vettohet klasa politike, sepse njerëzit janë mjaft të zhgënjyer nga klasa politike dhe ajo çka e bën akoma dhe më interesante, problemi qëndron tek fakti që qeveria duhet të thotë që është apo nuk është për Vettingun e politikanëve.

Pyetja që ngrihet është a do të përfshihen familjarët?

Patjetër që do të përfshihen familjarët. Pse ju z. Sandri mendoni që ne nuk na janë hetuar familjarët? Na janë hetuar edhe fëmijët e vëllezërve. Të gjithë familjarët tanë që kemi rreth e qark, edhe të gjithë komshinjtë, madje edhe ata që janë matanë rrugës së lagjeve tona. Përveç kësaj, jo vetëm që janë hetuar familjarë, por janë hetuar edhe ata që na kanë vdekur, duke i hetuar se ç’kanë bërë para 10 apo 20 viteve. Ajo që sipas meje është më e rëndësishme është që dhe vetë media dhe gazetarët duhet të fokusohen në dëshirën e qeverisë për ta bërë apo jo Vettingun. Sepse unë mendoj që gjëja më e rëndësishme e jona është që njerëzit të kuptojnë që, ai që bërtet më shumë: ‘Kapeni ujkun. Kapeni Ujkun!”, është çakalli që e shqeu tufën e deleve. Në këtë rast ne flasim për Edi Ramën. Ne flasim për rrobat e gjyqtarëve, për çantat apo për këpucët e gjyqtarëve apo prokurorëve, por nuk flet njeri për charterat e Edi Ramës, që fluturon çdo javë dhe kush ja paguan charterat Me çfarë parash paguhen dhe ku shkon ky njeri. Ne flasim për taksat e shqiptarëve, flasim për biznesin, shikojmë se si shqiptarët vendosën në radhë për dekodera dhe nuk pyet njeri se sa i kushton kollarja Edi Ramës. Dhe asnjeri nuk e ka hetuar Edi Ramën, as për pasurinë e tij, as për lëvizjet dhe as për familjarët e tij. Vetëm Edi Rama ka baltosur kush i ka dalë përpara rrugës dhe mos u çudisni kur të shihni shumë shpejt që do të baltosë edhe vetë socialistët e tij.

Sipas jush, cili është koncepti i Vettingut? Kush dhe cila trupë do të gjykojë, do të marrë në shqyrtim dhe do të vendosë për pastërtinë tuaj dhe gjithë politikanëve?

Duhet të keni diçka të qartë që Vettingun e shqiptarëve vetëm Edi Rama nuk ka për ta bërë, siç po bën Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Amendamentet që ka paraqitur opozita janë shumë të qarta, janë parimore të cilat çojnë drejt një hapësire, ose një hapjeje të një krijimi dhe pastrimi të klasës politike, ku në këtë rast qeveria, mazhoranca apo rilindja duhet të thotë: Është pro apo kundër Vettingut dhe më pas kalojmë në fazën e dytë ku do të vijnë ndryshimet kushtetuese. Mos harrojmë që Partia Demokratike 7 ligjet e Reformës në Drejtësi nuk i ka votuar, por kemi parasysh që është votuar me konsensus të plotë Reforma në Drejtësi. Dhe kushtet për të vazhduar me etapat e tjera më mbrapa, janë shumë të qarta. Platforma që ka paraqitur opozita në Parlament është shumë e qartë, është shumë e thjeshtë dhe kuptohet nga të gjithë. Pavarësisht që ne shikojmë vetë Partinë Socialiste për të krijuar një tymnajë për të thënë se kush do të bëjë Vettingun. Po normal që Vettingun s’ka për ta bërë as Taulant Balla, as Engjëll Agaçi dhe as Edi Rama. Nuk ka për ta bërë as ONM-ja Vettingu i politikanëve do të bëhet nga ato institucione të Drejtësisë të cilat nuk janë të kapura nga krimi i organizuar.

Pyetja që kam për ju: Do të ishit kundër që Vettingun, pra kontrollin tuaj, të klasës politike, ta bënte një trup ndërkombëtar për shembull? Është e mundur?

Për çfarë jemi? Për protektorat apo vend i pavarur sovran? Sepse na kanë ardhur këta ndërkombëtarët , na janë bërë si me i pas nënë dhe babë, sikur ne të gjithë kemi lindur nëpër shtëpitë e fëmijëve. Ajo çka është më qesharake, ky komunitet ndërkombëtar, i cili ka vënë po themi propozime të tjera, grupet e Vettingut që janë të krijuara me votën e PS, sot i ke ata që nuk po pranojnë. Ne po kalojmë gjyqtarë, të cilët nuk arrijnë të sqarojnë apo të deklarojnë që janë me qindra milionë lekë të padeklaruara, me apartamente etj etj, dhe po heqin gjyqtarë apo prokurorë, të cilët mund të kenë pasur nën hetim po themi familjarë të z. Rama apo njerëz që janë të lidhur me grupin e z. Rama, të cilët po u heqin të drejtën e ushtrimit të profesionit, për shkak sepse nuk kanë deklaruar një fjalë të viteve ’85, të cilën e ka shitur në varrezë për pjesë këmbimi

Znj. Kryemadhi me siguri e keni ndjekur situatën sot në Tiranë dhe në Durrës, për radhët e gjata që u krijua përpara dyqaneve për të blerë dekodera për qytetarët. Cili është qëndrimi juaj për këtë zhvillim? U bllokua sinjali, u lirua pas presionit.

Për mua kjo jo vetëm është e turpshme dhe makabër, por për mua kjo tregon që makutëria nuk ka fund e Edi Ramës, sepse ka një vendim qeverie të qeverisë Berisha, që ka qenë z. Ridvan Bode, ministër i Financave, të cilët kanë marrë përsipër që të paguheshin dekoderat nga buxheti i shtetit. Ka qenë edhe një propozim, nuk e di a e ka realizuar apo jo qeveria Rama nga znj. Milena Harito, për plotësimin e këtyre dekoderave dhe ajo që është më e rëndësishmja, në çdo vend të botës dekoderat janë paguar nga buxheti i shtetit. Sikur, një milionë familje shqiptare të ishin në Shqipëri, që nuk janë 1 milionë, qeveria shqiptarë do paguante 5 milionë euro për të blerë dekodera dhe për t`ia falur të gjithë shqiptarëve. Por, është kaq i pangopur dhe kaq pervers, saqë makutëria e tij shkon edhe tek buka e fukarait. Këtu nuk po diksutohet për të blerë një dekoder që kushton 3 euro, apo 4-5 dollarë dhe tua shesësh 28 mijë lek apo 29 e 30 dollarë apo euro.

Pyetja e fundit për ju sonte është që opozita kishte paralajmëruar gjatë verës aksion të fortë politik në shtator, ku për shumë ishte përkthyer si aksion radikal, me protesta e revolucion. Çfarë e bëri opozitën të ndryshojë mendja po ende nuk i dihet?

Jo, nuk ka ndryshuar mendja opozita. Opozita çdo ditë e më shumë po përgatitet. Opozita çdo ditë e më shumë do fillojë të flasë me emra, çdo ditë e më shumë është e qartë. Nisma e opozitës me dorëzimin e Vettingut për politikanët është hapi i parë , ku në të gjithë ndërkombëtarët po shikohet çdo ditë e më shumë kapjen e shtetit nga krimi i organizuar sepse ne qoftë se PS apo Rilindja, më falni se s`dua të them socialistët, se ata janë më të zhgënjyer se çdo të tjerët, është e gatshme për të bërë Vettingun dhe le të vijë e të thotë PO unë e bëj Vettingun, pastaj ecin procedurat e tjera. Aksioni i opozitës është një aksion që do ta shikoni shumë shpejt dhe nuk do të habiteni.

Next Post
Skandali/ Mikrobe dhe urinë në qumështin që shitet rrugëve

Skandali/ Mikrobe dhe urinë në qumështin që shitet rrugëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In