Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Zgjerimit në Komisionin Evropian, Z. Christian Danielsson, me të cilin diskutoi per sistemin e drejtësisë në vend por edhe për reformën zgjedhore.
Kryetarja e LSI tha se “vendi gjendet në një kolaps institucional, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa Inspektor të Përgjithshëm të Drejtësisë, pa KLGJ, pa KLP dhe pa BKH e SPAK”.
Ajo akuzoi maxhorancen per skenar per vjedhjen e zgjedhjeve
“Mazhoranca po saboton në mënyrë kritike realizimin përmes dialogut të kësaj reforme dhe paraqitja e njëanshme nga ana e mazhorancës të amendamenteve të Kodit Zgjedhor janë provë shumë e qartë e strategjisë së mazhorancës për të kontrolluar sistemin zgjedhor dhe për të mos çliruar zgjedhjet në Shqipëri nga kriminalizimi dhe shitblerja e votës”
a.ç