• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kryegjyqtarja me vilë 3-katëshe superluksoze: E kemi ndërtuar me rroga dhe kredi

by Java News
02/06/2017 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vila luksoze e gjyqtares Entela Shedula, kryetare e Gjykatës së Kavajës, bie lehtë në sy në lagjen me shtëpi të thjeshta në zonën pranë spitalit të këtij qyteti.

Godina trekatëshe, e përdorur për banim dhe një biznes të familjes, rrethohet nga një gjelbërim i dendur pemësh dekorative. E parë me sy të lirë, kuptohet pa vështirësi që për ndërtimin e saj dhe sistemimin e ambientit janë investuar shuma të konsiderueshme parash.

Ajo që nuk duket është fakti që investimi kolosal është përballuar përmes të ardhurave që Shedula ka nga paga e saj si gjyqtare dhe e bashkëshortit të saj.

Referuar deklaratave të pasurisë të depozituara nga ana e gjyqtares në Inspektoratin e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave, një kopje e të cilave është siguruar nga “Panorama”, të ardhurat vjetore të gjyqtares Shedula nga rroga e saj ka variuar nga 788 424 lekë të rinj në total, në vitin 2005, në 1 450 999 në vitin 2017.

vilaSipas deklaratave të gjyqtares, investimet e sipërpërmendura janë mbuluar përmes 3 kredive bankare, 2 milionë, 2.5 milionë dhe 700 mijë lekë të rinj, të marra në një hark kohor prej 6 vitesh. Këstet e majme të këtyre kredive rezultojnë të jenë shlyer nga rroga e bashkëshortëve dhe të ardhurat e fituara nga një biznes i familjes, kopsht privat për fëmijë.

fax

Nga të dhënat zyrtare rezulton se tri kreditë në shumën 5.2 milionë lekë të rinj janë shlyer plotësisht brenda 9 viteve. Kati i tretë i shtëpisë së gjyqtares është ndërtuar fillimisht pa leje dhe është legalizuar më vonë dhe regjistruar në hipotekë

VILA LUKSOZE

Në formularin e dorëzuar nga gjyqtarja Shedula në ILDKPKI në vitin 2005, deklaron “banesë, kati përdhe magazinë, kati i parë i banuar, i përfunduar dhe kati i dytë, i papërfunduar”.

Në deklaratën e vitit 2006, gjyqtarja Shedula pohon marrjen e një kredie në një bankë të nivelit të dytë, në shumën 2 milionë lekë të rinj, me shënimin “marrë për ndërtimin e shtëpisë, katin e tretë e deklaruar më parë” dhe për blerjen e një furgoni.

Një vit më vonë, në deklarimin e vitit 2007, gjyqtarja deklaron se e gjithë kredia është përdorur për blerjen e një autoveture, ambientet e brendshme të kopshtit për fëmijë, rikonstruksionin e banesës dykatëshe (shtëpisë ekzistuese) dhe për ndërtimin e katit të tretë.

Referuar deklaratave në vite, kredia 2 milionë lekë është likuiduar në vitin 2010. Po atë vit gjyqtarja ka marrë një kredi tjetër në një bankë të nivelit të dytë në shumën 2.5 milionë lekë të rinj, të cilat shpjegon se janë përdorur për përfundimin e banesës me tri kate dhe për nevoja të tjera.

FAMILJA NE MINIMUM JETIK

Në të njëjtin formular të dorëzuar në ILDKPKI, atë të vitit 2007, Shedula deklaron se totali i pagës së saj vjetore si gjyqtare ka qenë 857 889 lekë. Ndërsa të ardhurat vjetore të bashkëshortit nga aktiviteti privat kanë qenë 350 mijë lekë. Po aty theksohet se shuma e kësteve të kredisë 2- milionëshe të shlyera është 371 470 lekë.

Përmes një llogarie të thjeshtë matematikore, rezulton se totali i të ardhurave të dy bashkëshort- ëve ka qenë 1 207 899 lekë. Duke i zbritur kësaj shume këstet e paguara të kredisë, rezulton se të ardhurat e mbetura janë 836 429. E ndarë në 12 muaj të ardhurat e familjes gjatë vitit 2006 kanë qenë gati 69.7 mijë lekë në muaj.

Në këtë linjë, rezulton se familja Shedula prej katër anëtarësh ka përballuar jetesën me vetëm 17.4 mijë lekë për njeri, në kufijtë e minimumit jetik në vend. Përmes së njëjtës llogari, referuar deklaratës së vitit 2009, duke zbritur nga totali i të ardhurave pagesën e kryer për kredinë, rezulton se të ardhurat vjetore për familjen kanë qenë në masën 1 503 674 lekë, të ardhurat mujore 125 306 lekë dhe të ardhurat për frymë në muaj 31 326 lekë.

a.ç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In