Shefi francez i diplomacisë, Jean Marc Ayrault, i kërkoi sot Uashingtonit dhe Moskës të japin prova për seriozitetin e angazhimit të tyre për një zgjidhje politike në Siri dhe ta aplikojnë menjëherë për të mënjanuar dështimin, në një letër që i drejtohej homologëve të tij amerikan dhe rusë.
“Javët e ardhshme i ofrojnë komunitetit ndërkombëtar një shanc të fundit për të provuar kredibilitetin dhe efikasitetin e procesit politik që ka filluar para një viti në Vjenë”, i shkruan Ayrault, John Kerry-t dhe Serguei Lavrov-it në këtë letër.
Uashingtoni dhe Moska bashkëdrejtojnë Grupin Ndërkombëtar për Mbështetje ndaj Sirisë, që bashkon rreth 20 vende dhe më nëntor 2015 skicoi një udhërrëfyes për paqe në Siri dhe të ratifikuar më dhjetor nga OKB-ja./a.k