Kryetari i Londrës, Sadiq Khan ka kritikuar ndalimin e shamive ‘burkini’ në Francë pasi mori pjesë në një samit me homologen e tij franceze në Paris, shkruan Daily Mail.
Khan, kryetari i parë mysliman i Londrës, arriti në kryeqytetin e Francës në mëngjesin e sotëm për bisedime me Anne Hidalgo.
Por para këtij takimi, ai u gjend në debatin mbi ndalimin e mbulesës së femrave myslimane.
Për Evening Standard ai tha: “Nuk mendoj që dikush duhet t’u tregojë grave se çka mund dhe çka nuk mund të veshin, dhe pikë, është kaq e thjeshtë”./a.m.