• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

De Gol, koteci dhe kasollja me yll

by Ben Andoni
27/02/2026 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Sikur të mos kishte se me çfarë të merrej (në darkë shkarkoi gjysmën e qeverisë!), pas një monologu të stërgjatë për Drejtësinë, kryeministri i vendit iu përvesh të premten e fundit të shkurtit dhe partive tona të vogla! Ndërsa për Drejtësinë ka një sërë argumentesh që i qëndrojnë e që lidhet me masën e paraburgimeve dhe sidomos malin me dosjet që iu shtuan stokut të dikurshëm, duket se me kundërshtarët dhe moskonsiderimin, cinizmi i Ramës është më shumë se patetik. E para sepse tregon vlerësimin e vërtetë për të tjerët (nuk besojmë se i quan kundërshtarë “të denjë” për madhështinë e vet) dhe e dyta (që është argumenti ynë), për mënyrën sesi e përcjell historinë, si të jetë fotokopje e disa filmave patetikë të Socializmit.

“Shikojini vetë rreth e rrotull që nga hunjtë e vjetër dhe të thyer që ju shkoni e hyni në zyrat e Kuvendi ti takoni përditë korridoreve, te filizat e rinj dhe të shtrembër që i keni nga ana tjetër e bulevardit poshtë dritares tonë, deri tek ballisti Agron dhe komunisti Arlind që i mbajnë sytë të gjithë nga stacioni i trenit duke pritur që SPAK-u ti hapë rrugën njërit për kotecin e pulave qyl dhe tjetrit për kasollen me yll….”, u shpreh Rama mes të tjerave. Të mendosh se ende në përfytyrimin e tij është koteci i pulave, një metaforë e përdorur shpesh në komunizëm për të përçudnuar Ballin (Një moment edhe Enver Hoxha e kritikoi këtë metaforë të stërmarrë në filma, sepse tek e fundit me kë kishin luftuar…), po aq sa kasollja me yll, të cilës i janë kushtuar këngë nga njerëzit afër tij, tregon se në mentalitet nuk je larguar nga ajo kohë dhe e ke të shtrembëruar historinë, ashtu si çka është më e rëndësishme: E ke mohuar veten. Ishte vetë Rama që bëri një akt për të cilin mori një peshë të madhe përgjegjësie, duke sjellë në vitin 2018 eshtrat e Mit’hat Frashërit, publicistit, eseistit, përkthyesit, albanologut, diplomatit, veprimtarit të çështjes kombëtare, kryepolitikanit të Ballit, njëkohësisht nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. Por, përmendja e kotecit hedh poshtë emrat e shumë personaliteteve të Ballit që për hir të së vërtetës edhe njerëzit e kasolles me yll i nderonin. E sa për këtë të fundit, kanë qenë pikërisht votat e pinjollëve të njerëzve të kasolles me yll që e ngritën në pushtet dhe që i dhanë një identitet qeveritari që do e ëndërronte cilido nga personalitetet shqiptare poshtë dhe mbi dhé. Por, kohët ndryshojnë dhe mirënjohja janë nga gjërat që i mungojnë individit shqiptar. Më së shumti atij politik, kur ngjitet afër reve dhe nuk beson edhe kur e dëgjojnë realisht.  Në një nga momentet më zhgënjyese me kolegët, i pamëshirshmi Charles de Gaulle do shkruante: “Meqenëse një politikan nuk i beson kurrë ato që thotë, ai, vërtetë habitet kur ia besojnë fjalën”. (Javanews)

Next Post
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

July 23, 2026
Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

July 23, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Çuna, ju duhet të merrni një flamur të…”, Shehi flet për protestën dhe investimet: Atje ku çojnë paratë këta…

July 23, 2026
Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

July 23, 2026
Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

July 23, 2026
Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

July 23, 2026
Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

July 23, 2026
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

July 23, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi bulevardin e flamingove

July 23, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“Para Kuvendit janë njerëzit e partive të vogla”, Bido: Në protestë, grupime të Iranit dhe…

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In