• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A kanë dorë agjenturat e huaja për ngjarjet e fundit?

by Artur Ajazi
27/02/2026 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Gjithmonë prania e agjenturave të huaja në vendet në zhvillim dhe me demokraci të brishtë, mbetet evidente. Personalisht nuk e përjashtoj praninë e tyre, dorën e tyre, dhe ndikimin e tyre, edhe në ngjarjet e fundit me rrugët, urat, tunelet, etj. Padyshim dikush do të thotë “po justifikon Ballukun, Ramën, apo dikë tjeter”. Aspak. Por një serial ngjarjesh të tilla, dhe pikërisht në infrastrukture, bllokime aksesh, rrëshqitje, plasaritje rrugësh, urash, tunelesh, dhe të mendosh se janë investime madhore, të reja, dhe të ndertuara dhe përfunduara me teknologji bashkohore.

Pajisjet e punimeve ndertuese, janë gjithashtu bashkohore. Punimet e kryera (dhe nuk e përjashtoj abuzimin dhe korrupsionin) kanë patur mbi krye, vazhdimisht ministrat, drejtorët, dhe specialistët e ARRSH. Ne kemi qenë dhe jemi gjithmonë “mosbesues” kur bie fjala tek “dora e zezë e agjenturave të huaja në strukturat dhe sektorët delikatë të ndertimit të demokracisë dhe infrastrukturës së vendit”. Por kur e kemi pësuar, e besojmë. Ne harrojmë xhelozinë e fqinjëve, ambicjen dhe dashakeqësinë e tyre. Harrojmë se, kemi qindra shekuj që bashkejetojmë me ata, por gjithmonë duke qenë në trysninë ekonomike dhe ushtarake të tyre. Historia na e shpjegon fare mire këtë grupim faktesh.

Nuk ka mundësi kurrë, që në 172 orë, të rrëshqasin akset rrugore, të dalin “defektet” e unazës së qyteteve, urave, tuneleve, dhe të rrezikohet jeta e shqiptareve. Nuk ka kurrë mundësi (zero shanse) që në 172 orë, të vijnë lajme nga krejt Jugu i Shqiperisë, për çarje rrugësh, rrëshqitje dherash, krisje tunelesh, etjjjjjj. Në rast se deri sot, Shërbimet Sekrete Shqiptare nuk kanë nisur hetimet, mendoj se kanë gabuar. Korrupsioni ? Natyrisht edhe ai  mbetet evident, dhe do hetuar, por një situate kaq dramatike, e menjëhershme në shumë qytete dhe zona ku është investuar, mbetet krejt e pabesueshme nga një njeri normal. Puna dhe veprimtaria e agjenturave të huaja, nis e studiuar mirë, pa nxitim, duke pergatitur “mirë e mirë terrenin”, dhe aksioni i tyre, nis jo furishëm, por me kujdes duke goditur “pikat e dobëta”, fjala vjen, duke nisur tek materialet ndertimore, (cilësia e tyre) dhe duke vazhduar me veprime të tjera, të cilat sjellin produktin e tyre.

Shqiperia është sot një vend i stërhapur, ku hyjnë e dalin të zinj, të kuq, të verdhë, që besoj nuk e kanë fare, nga Sherbimi ynë Sekret, monitorimin dhe kontrollin e duhur. Duke mos përjashtuar fenomenin e korrupsionit, besoj se, një ndër teoritë dhe jo hamendësitë, që nuk duhet përjashtuar (dhe është  detyrë e shtetit dhe organeve hetimore të thonë fjalën e tyre)  edhe në situatën e fundit që po kalon vendi me shkaterrimin e investimeve zinxhirë në infrastrukturë, mbetet edhe puna e agjenturave të huaja. Gjithmonë ka patur sabotatorë, gjithmonë ka patur të shitur, të blerë, dhe inatçorë ndaj shqiptarëre. I kemi “gjiton”, por edhe më larg se aq.

Next Post
Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

Comments 2

  1. Vlora says:
    8 months ago

    Pupupupu

    Reply
  2. Buçko says:
    8 months ago

    Pirdh,pirdh

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In