Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Raportohet se paraqitja e saj lidhet me një kallëzim të bërë nga Partia Demokratike, në lidhje me parregullsitë e pretenduara gjatë procesit të zgjedhjeve vendore të vitit 2023.
Kjo është hera e dytë që ajo paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.