• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krushku i Berishës kundër të birit: Lufta ndaj Bashës nuk ka moral

by A R
05/07/2017 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Profesor Luan Malltezi me anë të një shkrimi në “Gazetën Shqiptare”, ka dhënë mbështetje maksimale ndaj kandidatit për kreun e PD-së, Lulzim Basha. I njohur edhe si krushk i Sali Berishës, Malltezi shprehet në favor të një mandati të dytë të Bashës, ndërsa thekson se statuti i partisë nuk ka patur asnjëherë rëndësinë që kërkojnë t’i japin sot kundërshtarët e kandidatit.

“Të gjithë demokratët e dinë se asnjëherë statuti nuk ka pasur kurrë këtë vlerën që përpiqen t’i japin. Pas humbjes së zgjedhjeve, Basha ka kërkuar zgjedhje të lira në PD për postin e kryetarit: kjo rrugë është e hapur për të gjithë. PD kërkon një staturë tjetër për të konkurruar për kryetar, një staturë që do të çojë përpara jo vetëm PD, por edhe demokracinë në Shqipëri. Për një figurë të tillë ka nevojë vendi, Luli është një prej tyre. Problem është se kush tjetër mund të konkurrojë me të? Në qoftë se gjejmë një tjetër të tillë, duhet të jemi të lumtur se liderët nuk janë kaq të shumtë dhe të zakonshëm, siç mendojnë disa me mendjelehtësi. Duke mbyllur këtë fjalë u bëj thirrje të gjithë demokratëve të qëndrojmë rreth Bashës, sepse do të fitojmë. Lulzim Basha ka shfaqur qartë në shoqërinë tonë të korruptuar tiparet e një lideri të ri, serioz dhe të kulturuar. Për njerëz të tillë kemi nevojë të gjithë, të majtë apo të djathtë, në Shqipëri; për njerëz të tillë të rinj ka nevojë çdo parti”, shkruan Malltezi.

Profesor Malltezi kritikon ashpër edhe kundërshtarët e Bashës, të cilët i akuzon për braktisje të PD-së gjatë fushatës elektorale.

“Zemërimi i papërmbajtur ndaj Bashës vjen ngase “këta liderë” nuk ishin përfshirë në listën e tij. A duhej që Basha t’i përfshinte në listë? Mendoj se jo, sepse ish-liderët jashtë liste të PD nuk mbështesnin kryetarin Basha në çadrën e lirisë; disa madje ishin kundër qëndrimit të tij publik për të mos marrë pjesë në zgjedhje me Ramën në pushtet, të tjerë nuk u ndjenë fare, sepse prisnin të ishin në listat e PD. Kur kjo nuk ndodhi, ata u hodhën menjëherë dhe me zemërimin më të madh kundër tij. Shtypi i fton “këta ish-krerë të lënë jashtë listë të PD” të deklarojnë në ekranet televizive zemërimin dhe pikëpamjet e tyre, por ne, demokratët e thjeshtë i përjetojmë këto me dhimbje, sepse është një luftë pa moral ndaj kryetarit Basha, një luftë që shpie edhe në shkatërrimin e PD”, kritikon Malltezi.

Ndërkohë, në kritikat që kanë nisur brenda PD ndaj Bashës, një ndër firmëtarët e disa deklaratave kundër kreut të partisë është edhe dhëndërri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi. /b.d

Next Post
Volkswageni i paguan SHBA-së 4.3 mld dollarë

Volkswagen rikthehet në Iran pas… 17 vitesh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com