• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kronologjia e atentatit në Vlorë, si shpëtoi nga plumbat miku i Refit Toros

by A R
18/01/2017 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autori i atentatit të dy netëve më parë në zonën e Skelës në Vlorë, dyshohet se është vrasës profesionist dhe me pagesë. Ai e ka organizuar krimin në mënyrë të tillë, duke mos lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes, madje as gëzhojat.

Sipas Policisë, autori ka përdorur pistoletë të vjetër me mulli. Kjo për grupin hetimor vështirëson zbardhjen e ngjarjes, pasi gëzhojat ngelin në armë kur e shkrep dhe nuk lënë gjurmë. Ndërkaq, grupi hetimor ka marrë në pyetje dëshmitarin e vetëm të ngjarjes, i cili është përballur me autorin.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se bashkë me viktimën Refit Toro, ka qenë edhe një mik i tij, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.Ky i fundit ka qenë në vendin e parë të pasagjerit.

Makina “Mitsubishi” ka qenë e ndaluar teksa 32-vjeçari Toro po fliste në telefon. Në sajë të dëshmisë së dhënë nga miku i Toros, atentatori është afruar i kamufluar me kapele fillimisht në krahun e pasagjerit. Ai ka hapur derën me shpejtësi dhe me armën te koka e ka nxjerrë atë forcërisht jashtë. Kjo shihet edhe te pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, ku miku i Toros, madje, në një moment është rrëzuar. Në gjendje paniku, duke menduar se personi do ta qëllonte atë, ai ka tentuar të largohet me vrap.

Por objektivi ka qenë Refit (Jetnor) Toro, ndaj autori i ka drejtuar atij armën duke e qëlluar pesë herë. Ngjarja ka rrjedhur aq shpejt, sa 32-vjeçarit nuk i është lënë kohë të manovrojë për vetëmbrojtje. Dy nga pesë plumbat e kanë prekur atë në trup, njëri në qafë dhe tjetri në bark, çka i ka marrë jetën.

Burime nga Policia e Vlorës bënë të ditur dje edhe kronologjinë e ngjarjes. Autori, i cili ka kryer krimin, dyshohet se e ka ndjekur çdo lëvizje të Refit Toros. Për këtë shkak, policia po verifikon edhe itinerarin që ka pasur viktima, nga ku nëpërmjet kamerave të subjekteve do të studiohet nëse mjeti ka qenë në ndjekje.

Sipas dëshmive, por edhe pamjeve të kamerave të sigurisë që janë parë deri më tani, Toro ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij “Mitsubishi”, me targë AA 606 ID, në bulevardin Vlorë– Skelë.

Pasi ka bërë rreth-rrotullimin në zonën e Skelës, ai ka ecur në rrugën përballë universitetit, për t’u kthyer sërish në fund, përballë një karburanti. Ka ndaluar disa metra larg karburantit dhe ka qëndruar për rreth 20 minuta në makinë të pozicionuar dysh e i pa parkuar plotësisht.

Në momentin kur është qëlluar, ai ka qenë duke biseduar në telefon. Më pas shihet autori që largohet me vrap, duke humbur rrugicave. Dyshohet se bashkë me të mund të ketë qenë edhe një person tjetër, i cili mund ta ketë mbajtur në vëzhgim situatën prej së largu. Policia do të verifikojë edhe tabulatet për të identifikuar personin me të cilin po fliste viktima dhe dyshimin nëse ai mund ta ketë nxjerrë atë në pritë.

Sipas të dhënave nga grupi i hetimit, 32-vjeçari ka qenë në vëzhgim nga policia disa herë, pasi dyshohej se merrej me trafikun e drogës. Ky dyshim bazohej edhe në faktin se ai ka qenë më parë i dënuar në Itali.

Gjithashtu, në këtë shtet rezulton të ketë qenë i dënuar për grabitje me 4 vjet dhe 8 muaj. Për shkak të precedentëve në Itali, ku ai ka jetuar për shumë vite, dyshohet se ai ka ndërruar disa herë identitetin. /Panorama/b.d

Next Post
VIDEO/ Mjeti shpërthen në flakë në autostradën Tiranë-Durrës, shpëton mrekullisht drejtuesi

Lezhë, makina shpërthen në flakë në karburant (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com