Sot Kroacia nxjerr emrat e parlamentit të ri. Që nga ora shtatë e këtij mëngjesi të së dielës në Kroaci janë hapur qendrat e votimit, në të cilat zgjedhje votuesit do të përcaktojnë përbërjen e re të Parlamentit të Kroacisë. Besohet se asnjëra nga dy partitë e mëdha nuk do ta ketë mundësinë të krijojë Qeverinë e vetme pa koalicion. Kjo për arsye se një shumicë votash nuk supozohet se do ta marrë as partia opozitare HDZ – Bashkimi Demokratik Kroat, dhe as Social Demokratët që ishin deri tani në Qeveri në krye me Zoran Milanoviç.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 19:00, raporton agjencia kroate e lajmeve Hina, përcjellë Klan Kosova. Cilado nga dy partitë e mëdha, për ta siguruar shumicën parlamentare prej 151 vendet në Parlament, duket se do t’u duhen votat e partisë serbe. Qeveria e re në Kroaci, cilado qoftë ajo do t’i duhet të përballet me tri problem kryesore.
Fillimisht me papunësinë e përgjithshme e cila është në shifrën prej 15.4 për qind, e treta më e larta në tërë Bashkimin Europian, pas Greqisë e Spanjës, pastaj papunësia tek të rinjtë shkon deri në 43.1 për qind, ndërsa Qeveria e ardhshme duhet të ballafaqohet edhe me rënien ekonomike – recesionin, me të cilin Kroacia po përballet tash e gjashtë vjet.