• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E ftuat Kryemadhin në Konventën e PL? Tedi Blushit nuk i del inati me Monikën: S’ bëmë dasmë që të shpërndajmë ftesa!

by S T
01/02/2025 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka qenë në një studio, ku pyet nëse zonja Monika Kryemadhi kishte një ftesë sot për të marrë pjesë në Konventën e Partisë së Lirisë.

Blushi u përgjigj, duke thënë se sot PL bëri një Konventë dhe jo një dasmë, që “të shpërndajë ftesa”. “Konventa e Tiranës nuk është dasmë, që të shpërndajmë ftesa, por të gjithë anëtarët e PL janë të ftuar”, deklaroi Blushi në “News 24”.

Gazetari: Super Mona siç e ka quajtur z Meta, nuk do të angazhohet në fushatë në këto zgjedhje. Ky a është një largim që e dëmton Partinë e Lirisë?

Tedi Blushi: Ju ftojmë të flasim për juristë, mjekë, studentë, që u ngjitën në podiumin e Konventës së Tiranës. Është një forcë që do na ndihmojë shumë që të arrijmë 5 prioritetet tona.

Gazetari: E ftuat Monika Kryemadhin në Konventë sot?

Tedi Blushi: Ju ftoj të merrni në intervistë dhjetëra intelektualët e rinj, që sot morën teserën e PL dhe na motivojnë edhe më shumë, që të vëmë në jetë këtë program të jashtëzakonshëm. PL nuk lidhet me një njeri të caktuar, por përfaqëson kauza të drejta të popullit shqiptar. Kushdo që është në opozitë me keqqeverisjen, e ka derën e hapur në PL. Partia e Lirisë jam i bindur se do të votohet masivisht.

Gazetari: A ka pasur sot një ftesë për zonjën Kryemadhi?

Tedi Blushi: Konventa e Tiranës nuk është dasmë, që të shpërndajmë ftesa, por të gjithë anëtarët e PL janë të ftuar.

Next Post
A ‘zaptoi’ Berisha vendin në ceremoninë për Janullatosin, kisha “amniston” kreun e PD: U ul në karrigen e vet

A ‘zaptoi’ Berisha vendin në ceremoninë për Janullatosin, kisha "amniston" kreun e PD: U ul në karrigen e vet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com