• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Superliga/ Laçi ndal Partizanin mes tensioneve dhe përplasjeve, Egnatia marshon e qetë në krye të renditjes

by S T
01/02/2025 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Superliga shqiptare e futbollit nisi të premte raundin e 23-të. Tri pikë për Egnatian dhe Vllazninë, ndërsa këtë të shtunë Laçi dhe Partizani barazuan 0-0. Po sot në fushë edhe katër skuadra.

Në “Arena Egnatia” vendasit e Egnatias fituan 2-1 kundër Bylisit në një ndeshje që dhuroi një fund emocionues. Fitorja e katërt radhazi për Egnatian që vijon të jetë në krye të renditjes. Golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë dhe ishte Egnatia që kaloi në epërsi të dyfishtë me Regi Lushkjan dhe Edison Ndrecën. Në minutën e 83 Ayodeji shkurtoi shifrat për ta bërë fundin e ndeshjes dramatik. Në fund suksesi foli për djemtë e Edlir Tetovës, ndërsa miqtë nga Ballshi shohin humbjen e dytë radhazi pas një ecurie pozitive.

Në “Niko Dovana” të Durrësit fitues ishin miqtë e Vllaznisë. Teuta e Bledar Devollit “ra” për të dytën ndeshje radhazi dhe këtë herë 1-3. Vetëm disa sekonda iu deshën shkodranëve për të kaluar në epërsi me Esat Malën, ndërsa Balaj do dyfishonte me penallti brenda pjesës së parë. Talenti Kevin Dodaj la shenjë në këtë duel me golin e tretë, ndërsa Mario Beshiraj ngushtoi shifrat për vendasit.

Në Laç vendasit barazuan 0-0 kundër Partizanit. Të kuqtë marrin barazimin e dytë radhazi dhe shohin t’i largohet kreu. Në fund pati tension mes lojtarëve, me trajnerët Moreiro dhe Veselinovc që u futën në fushë për të shuar gjakrat.

Pas këtyre ndeshjeve është Egnatia që vijon të kryesojë renditjen me 42 pikë, dy më shumë se ndjekësit e Vllaznisë. Emrat në klasifikim mund të ndryshojnë pas rezultateve të tre ndeshjeve të sotme.

Superliga, raundi 23:

E premte, 31 janar 2025

13:30 Egnatia 2-1 Bylis

16:30 Teuta 1-3 Vllaznia

E shtunë, 01 shkurt 2025

13:30 Laçi 0-0 Partizani

16:30 Dinamo – Skënderbeu

16:30 Tirana – AF Elbasani

Next Post
Bashkia e Korçës rrit çmimin e biletave për transportin publik

Bashkia e Korçës rrit çmimin e biletave për transportin publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com