• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Me countdown, tashmë anëtarësimi i Kosovës në UNESCO

by A R
08/11/2015 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pak orë mbeten për zgjedhjen e Kosovës. Shteti më i ri evropian, Kosova, mori dritën jeshile nga Këshilli Ekzekutiv i UNESCO me 21.10.2015, për t’u shqyrtuar mundësia e anëtarësimit të saj në UNESCO. Në votimin e nesërm që pritet të mbahet në Paris Kosova duhet të marrë 130 vota pro, për të qenë anëtare me të drejta të plota. Por sa është mundësia të ndodh kjo, kur dihet se Kosovën e kanë njohur 108 shtete, pasi 3 prej tyre e kanë kontestuar, Uganda, Nigeria dhe Sao Tome?! Bile Nigeria votoi kundër Kosovës edhe në Këshillin Ekzekutiv, ndërsa Uganda abstenoi.

Në politikë shpesh gjërat bëhen të menduara dhe mbase Kosova me aleatët e saj strategjik, SHBA dhe disa shtete të BE-së, kanë gjetur votat e 130 shteteve, përderisa e çuan çështjen deri në këtë pikë. Të njejtën gjë tani do mundohet edhe Serbia me aleatin Rus.

Sa u takon vendeve që botërisht janë kundër njohjes së Kosovës dhe ku pritet vota kundër në OKB janë plot 45 shtete:

Angola Argjentina, Brazili, Kina, Kuba, Etiopia, Ekuadori, India, Meksika, Maroko, Namibia, Nigeria (që dëshmoi se nuk njeh Kosovën), Rusia, Spanja, Armenia, Belorusia, Bolivia, Bosnja, Kamboxha, Kongo, Qiproja, Gjeorgjia, Xhamajka, Kazakistani, Kirgistani, Laosi, Moldavia, Nikaragua, Filipinet, Romania, Ruanda, Serbia, Sejçelet, Singapuri, Slovakia, Afrika e Jugut, Shri Lanka, Siria, Taxhikistani, Turkmenistani, Uzbekistani, Uruguai, Venecuela, Vietnami, Greqia. Vendet me të zeza votuan kundër edhe në Këshillin Ekzekutiv të UNESCO.

Këtu mund të ketë një shpresë të vogël te Afrika e Jugut, Rumania dhe Greqia, pasi kjo e fundit ka premtuar që të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, por me siguri për në UNESCO Kisha Greke do ta kundërshtonte rëndë. Andaj nga 195 vota, 45 do të quheshin të humbura, 108 i marrim si vota pro, ata që kanë njohur Kosovën de fakto dhe de jure (këtu duhet pasur kujdes me Japoninë, Korenë e Jugut, Malavi, Egjipti të cilët abstenuan në Këshillin e UNESCO edhe pse kanë njohur pavarësinë e Kosovës).

Pra nga 108 vende që do “votonin” pro Kosovës dhe 45 që do “votonin” kundër Kosovës, shtetet që janë mes njohjes dhe mosnjohjes janë 42 shtete.

Këtu duhet të lobohet më së tepërmi, veçanërisht ndaj shteteve që kanë njoftuar njohjen e Kosovës në të ardhmen e afërt si Bahamasi, Bangladeshi, Sao Tome, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Kenia, Libani, Madagaskari, Mauritius, si dhe vendet që nuk janë shprehur me tone negative ndaj pavarësisë si Botcvana, Zimbabve, Zambia, Kameruni, Cape Verdi, Mongolia, Suriname, Saint Vincent, Uganda, Trinidad Tabaco, Paraguaji , Iraku dhe Mozambiku. Edhe shtetet tjera të cilat nuk përmendet, 20, mund të diskutohet deri në fund për mundësine e votës pro, pasi kanë qenë indiferent të pozicionohen në favor të Serbisë dhe Kosovës.

Serbisë i duhen edhe 21 vota tjera të sigurta, për të arritur në 61 vota kundër, ndërsa Kosovës i duhen edhe 22 vota pro. Andaj “përballja” duket e barabartë dhe do fitojë ai i cili i ka bërë më mirë matematikat më parë, por edhe nuk rresht së lobuari edhe çastet e fundit.

Next Post

Fatos Klosi: Ja si mund të jetë përgjuar Nishani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com