• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fatos Klosi: Ja si mund të jetë përgjuar Nishani

by A R
08/11/2015 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbardhur skemën se si mund të jetë përgjuar Kreu i Shtetit, Bujar Nishani. Ish-kreu i spiunazhit shqiptar sqaron se janë dy versione për përgjimin e bisedave; vendosja e telave në mure ku përgjimi bëhet në një godinë tjetër dhe me anë të çimkave të vogla e të padukshme, të cilat mund të vendosen poshtë tavolinës dhe kudo.

Fatos Klosi sqaron se versioni i dytë është ai që përdoret në ditët e sotme, pasi çimkat me bateri janë mënyra më e lehtë dhe më e thjeshtë për të përgjuar dikë. Ish-kreu i SHISH hedh poshtë versionin e përgjimit stacionar, të vendosjes së pajisjes së përgjimit në ambazhur apo në muret e Presidencës. Sipas Klosit, kjo mënyrë përgjimi aplikohej dikur dhe përbën rrezik e përgjegjësi shumë të madhe për personin që mund të vendosë tela përgjimi nëpër mure. Fatos Klosi sqaron se, nëse Nishani është përgjuar, çimka është vendosur nga njerëz të stafit të tij poshtë tavolinës apo diku në një hapësirë tjetër, e cila lehtësisht mund të merret pas dy javësh për të parë e dëgjuar atë çka ka regjistruar. “Pajisjet e përgjimit nuk janë më stacionare, siç kanë qenë dikur. Tani janë bërë aq të vogla, me bateri dhe mund të vihen kudo, dhe nuk ka nevojë të vihen tela nëpër mure. Është me shumë rrezik që dikush të vendosë gjëra të tilla. Sot mund të hyhet në zyrë, e lë aty pajisjen e përgjimit dhe mund ta marrësh pas dy javëve. Një mikrofon mikroskopik, përshembull, që mund të kujdesesh për të nga ana elektronike, vendos diku. Një njeri që ka akses në atë zyrë, mund ta bëjë”, sqaroi Fatos Klosi. Megjithatë, Klosi hedh dyshime nëse Nishani vërtet është përgjuar, pasi deri më tani nuk kemi një deklaratë nga Presidenca. “Nishani vetë nuk po deklarohet, mbase nuk ka gjetur gjë”, tha Klosi.

Përgjimi

Ish-shefi i spiunazhit shqiptar ka hedhur edhe dyshime në vendosjen e pajisjes së përgjimit në ambientet e Presidencës, pasi siç e argumenton Klosi, ky institucion nuk ka sekrete që mund t’i interesojnë një faktori të brendshëm apo të jashtëm. Klosi i bën thirrje Nishanit që të ngrejë një kallëzim penal në Prokurori nëse mendon vërtet se e kanë përgjuar, për të zbuluar personin apo grupin e përgjimit. “Aq sa e njoh unë institucionin e Presidencës, nuk di të ketë sekrete të tilla që, po i mori vesh njeri, i prish punë. Presidenti nuk nxjerr urdhra, nuk merr vendime. Ndoshta, Nishani, mund të ketë përgjuar veten! Megjithatë, ai le të marrë masa, të verë në lëvizje Prokurorinë për të zbuluar personin që ka interes ta përgjojë. Nishani është mësuar të ankohet. Nuk e di se nga kush ankohet! Nuk e di se kush mund ta ketë përgjuar”, u shpreh Klosi. Ish-kreu i SHISH përjashtoi mundësinë që pas përgjimit të Nishanit të mund të fshihet dora e shërbimeve të huaja. Edhe deputetë të Komisionit parlamentar të Sigurisë hedhin dyshime për përgjimin e Nishanit, ndërsa aludojnë se ankesat për survejim të jetës familjare dhe private janë haluçinacione të Kreut të Shtetit ose strategji e tij për të qenë në qendër të vëmendjes.

Next Post

Propocionali në 25 vite: PD humbësja më e madhe e votës popullore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tani i Madh, Topi i Madh

Tani i Madh, Topi i Madh

September 23, 2026
Sa kushton karikimi i makinës? – Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë

Sa kushton karikimi i makinës? – Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë

September 23, 2026
Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

September 23, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

September 23, 2026
Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

September 23, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO/ Blushi sulmon hapurt Kurtin: Ka nxitur racizmin mes shqiptarëve! Thotë se jemi dardanë dhe…

September 23, 2026
Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

September 23, 2026
Mjekësia, e preferuara/ Më të mirët e gjimnazeve kanë fituar në degët e shëndetësisë

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

September 23, 2026
Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

September 23, 2026
“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete

“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com