• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Propocionali në 25 vite: PD humbësja më e madhe e votës popullore

by A R
08/11/2015 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS/  Parë në logjikën e ftohtë të shifrave që kanë prodhuar zgjedhjet parlamentare në Shqipëri që nga 22 marsi 1992 e deri në zgjedhjet më të fundit parlamentare të vitit 2013, bëhet lehtësisht e kuptueshme se “proporcionali me prim” nuk është aspak në favor të PD-së. Kjo forcë politike, përjashto fitoren në zgjedhjet e marsit ’92, ku arriti të marrë 62.09% të votave kundrejt PS që mori vetëm 25.73% të votave, nuk ka arritur asnjëherë që të marrë më shumë vota se PS në proporcional.

Në këto përllogaritje nuk mund të vlerësosh 55.53% të votave që PD mori në zgjedhjet e 26 majit 1996, kundrejt 20.37% që mori PS, pasi ato zgjedhje ishin tërësisht të vjedhura e të manipuluara në shkallë të gjerë nga ana e ish- Presidentit, Berisha. Në të gjitha zgjedhjet e tjera, qoftë parlamentare apo lokale, PD ka qenë forcë e dytë me më shumë pak vota se PS në proporcional.

Ndaj në të gjitha skenarët, po të shikosh lëvizjet taktike të PD, lidhur me hedhjen në tregun politik të idesë së “proporcionalit me prim” kupton lehtësisht se kjo do të ishte formula më e pafavorshme për të. Nga një shumatore e përgjithshme e votave të marra në proporcional nga PS dhe PD në të gjitha zgjedhjet e 25 viteve të fundit konstatohet lehtësisht se PS ka mesatarisht 40.08% të votave, ndërsa PD 26.2% të votave. Diferencave mes këtyre dy subjekteve shkon afro 14%. Një gropë kjo aspak e lehtë për tu mbushur nga PD, nëse ajo e ka seriozisht se kërkon “proporcional me prim”.

 Loja me “krizat politike”

Dy forcat kryesore politike PS- PD kanë futuar duart në mënyrë të vazhdueshme në sistemin zgjedhor sa herë ato herë artificialisht e herë realisht kanë provokuar kriza politike në vend. Këto kriza që kanë zanafillë që nga viti 1991, 1996, 1997, 2001, 2007, 20013, si dhe tranzicioni i gjatë me një demokraci të pakonsoliduar dhe shumë pak funksionale, kanë qenë dhe janë dëshmi e shndërrimit të zgjedhjeve nga mekanizëm zgjidhjeje në mekanizëm ruajtje ose marrje me çdo kusht të pushtetit. Brenda këtij koncepti mund të shihet edhe hedhja në treg e idesë së PD-së për një “proporcional me prim”.

Zgjedhjet e bëra nga ish- komunistët në 92, ende zgjedhjet më të ndershme

Në një sistem krahasimor të zgjedhjeve të zhvilluara në vend këto 25 vitet e fundit, formave të votimit, numrit minimal të votave për një deputet, numrit të deputetëve në sistemin e zgjedhjeve mazhoritare e proporcionale apo në raportet midis partive kryesore, dallon qartazi skemat taktike, si dhe pasojat që kanë sjellë praktikimi i sistemeve dhe formave të ndryshme elektorale. Në të gjithë historikun e zgjedhjeve dhe akrobacive me sistemet zgjedhore, zgjedhjet parlamentare të ‘92 mbeten zgjedhjet më brenda kuadrit kushtetues, pasi janë të vetmet zgjedhje ku raporti votues-deputetë ishte thuajse i njëjtë. Sistemi zgjedhor (mazhoritar- proporcional) ishte ekuilibrues gjë që u shpreh me faktin se PS, ndonëse fitoi vetëm 6 deputetë në mazhoritar, me 32 deputetët në proporcional, arriti të sigurojë balancën kushtetuese të përfaqësimit në parlament. Modeli i vitit ‘92 mbetet unikal. Asnjë model tjetër zgjedhor i mëpasshëm nuk i afrohet atij, pasi diferencat midis numrit të votuesve për kandidatët e palëve sollën zhbalancime kushtetuese në pothuajse të gjitha zgjedhjet e mëpasshme. Brenda skemës së balancimit kushtetues është edhe kërkesa e PD-së, por këtë rradhë për diversion brenda koalicionit qeverisës. Deri tani debatet janë vetëm brenda PD-së konkretisht mes Bashës dhe Berishës për sistemin me prim.

(javanews.al) Me . Ar

REZULTATET PS- PD NË PROPORCIONAL NË 25 VITE

ZGJEDHJET 22 MARS 1992

PS- 25.73%   – PD 62.09%

ZGJEDHJET 26 MAJIT 1996

PS- 20.37%        – PD 55.53%

ZGJEDHJET 29 QERSHORIT 1997

PS- 65%            – PD- 20.37%

ZGJEDHJET 4 KORRIK 2005

PS – 8.89%     – PD- 7.67% (Deformacion vote në proporcional pasi votat i hodhën për aleatët).

ZGJEDHJET 23 QESHORIT 2013

PS- 46.94%                    PD- 20.8%

Next Post

Coca Cola ndalohet në Iran

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

40 vjet pas Çernobilit, Senati italian i jep dritën jeshile ligjit të ri për energjinë bërthamore

40 vjet pas Çernobilit, Senati italian i jep dritën jeshile ligjit të ri për energjinë bërthamore

September 23, 2026
Falsifikimi i certifikatës së COVID, trajneri i Zvicrës për Xhakën: E ka kuptuar që ka bërë gabim! I bindur se do të gjejmë një zgjidhje

Falsifikimi i certifikatës së COVID, trajneri i Zvicrës për Xhakën: E ka kuptuar që ka bërë gabim! I bindur se do të gjejmë një zgjidhje

September 23, 2026
Zelensky flet në OKB: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

Zelensky flet në OKB: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

September 23, 2026
Dyshohet si kumbar i grupeve shqiptare të narkotrafikut, kush është Shpëtim Aliu që u arrestua në Rusi, i njohur me nofkën “Salvatore” (FOTO)

Dyshohet si kumbar i grupeve shqiptare të narkotrafikut, kush është Shpëtim Aliu që u arrestua në Rusi, i njohur me nofkën “Salvatore” (FOTO)

September 23, 2026
Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet një masakër ndaj civilëve në Gaza

Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet një masakër ndaj civilëve në Gaza

September 23, 2026
Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, emërime të reja në disa drejtori kufitare dhe komisariate

Arrestimi i Shpëtim Aliut në Rusi, Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

September 23, 2026
Mbushi Evropën me drogë, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

Mbushi Evropën me drogë, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

September 23, 2026
“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

Ulja e çmimit të energjisë në tregun vendas, Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

September 23, 2026
“Milici terroriste”- Mbreti i Arabisë Saudite sulmon rebelët jemenas: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm!

“Milici terroriste”- Mbreti i Arabisë Saudite sulmon rebelët jemenas: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm!

September 23, 2026
Infantino propozon rishikim të pavarur të qeverisjes në FIFA pas reagimeve për të drejtat komerciale -

Plani i Infantinos për të mbajtur postin në FIFA, parashikohet një ndërhyrje në OKB!

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com