• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza si Armë Politike

by Roland Lami
08/11/2025 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Lami

Në politikën shqiptare, krizat nuk ndodhin vetvetiu ato prodhohen me kujdes, shpesh, me bashkëpunim të heshtur mes aktorëve politik që në publik betohen se janë armiq. Rasti më i fundit është përplasja e Berishës me ambasadorin e BE Gonzado. Në pamje të parë, një shpërthim emocional ndaj ambadadorit, një reagim “atdhetar pro familjes” ala Trumpist por në thelb, një llogari elektorale e ftohtë.

Berisha e di mirë se zgjedhjet lokale që po afrojnë me 9 nëntor nuk premtojnë fitore mos themi humbje spektakolare e ngjashme me ato të 2025. Në këto rrethana formula është e vjetër por e sigurt: krijo krizë, shpall armikun jashtë lokal dhe ndërkombëtar, shtërngo radhët brenda të fanatikëve dhe radikalizo aksionet. Sulmi ndaj një figure ndërkombëtare, për më tepër ambasadori i BE , i jep mundësinë të përziejë konsevatorizmin ala Trump për akumulim votash dhe mbështetësish në prag zgjedhje lokale, mllefin personal të akumuluar vitet e fundit ndaj ndërkombëtarëve dhe retorikën e radikale “në përpjekje për të radikalizuar aksionet në vazhdim të PD. Duhet një armik i jashtëm për të mos lënë të kuptohet se armiku është vet në PD.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste, Rama në vecanti po i fryn zjarrit me kujdes . Me rregulloren e Kuvendit që vetë e ndryshoi në 2023 pa konsensusin me opozitën, PS po përgatit të dënojë Berishën me përjashtim për 15 ditë deri në dy muaj referuar rregullores.. Një veprim që shitet si ndëshkim institucional, por në fakt vjen si shenjë servilizmi ndaj ndërkombëtarëve dhe, pse jo, si mundësi për ta provokuar opozitën duke i dënuar liderin e saj me një masë të ekzagjeruar. Pasi e di nga eksperienca se sa më shumë Berisha të radikalizohet, aq më shumë Rama mund të flasë për “ekstremizmin e opozitës” dhe të shmangë trubulencat që ka brenda me Veliaj në proces gjyqësor, Balluku dhe Mazniku në proces hetimi në SPAK.

Në thelb, të dy liderat kanë nevojë për të zhvendosur vëmendjen jashtë te kundërshtari.Berisha, nga bilanci i humbjeve seriale dhe mungesa e alternativës.

PS, nga trubulencat e brendshme që vijnë nga institucionet ligjzbatuese.

Protestat që pritet të fillojnë pas 9 nëntorit janë më shumë parathënie politike sesa reagim qytetar. Ato janë mënyra për të ndryshuar temën e debatit nga humbjet elektorale tek “rezistenca kombëtare” te PD, ndërsa PS, me një opozitë që i del vetë jashtë loje, mund të vazhdojë ta luajë rolin e faktorit “stabilizuez” përpara ndërkombëtarëve dhe të shfaqet si “pala e arsyeshme” ndërkohë që masakrohet nga institucionel ligjzbatuese në aspektin e papërgjegjësisë dhe korrupsionit në qeverisje.

Në këtë skenë, kriza nuk është më pasojë e politikës shqiptare është produkti i saj më i suksesshëm. Dhe si çdo produkt i mirë, ka konsumues të rregullt, një publik që prej kohësh e ka harruar luksin e normalitetit dhe dy liderit që ndihmojnë njëri tjetrin por për arsye të ndryshme politike.

Next Post
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër. Kishte përmbajtje të lartë të…

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër. Kishte përmbajtje të lartë të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com