• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza politike/ Zyrtari i DASH nuk takon Ilir Metën

by Java News
04/09/2019 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kriza politike në Shqipëri ka sjellë në Tiranë Drejtorin e Ri për Evropën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, i cili gjatë vizitës njëditore në Tiranë zhvilloi disa takime me liderët e opozitës, kryeparlamentarin Ruçi, Sekretarin e Përgjithshhëm të Partisë Socialiste dhe në fund kryeministrin Rama.

Jashtë axhendës mbeti Presidenti Ilir Meta, që mesa duket Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pak besim se me ndërhyrjen e tij zgjidhet kriza politike që ka zënë fill që në shkurtin e këtij viti me djegien e mandateve e vijon ende.

David Kostelancik nuk erdhi në Shqipëri si një negociator për krizën, por për të mbledhur fakte dhe mbi të gjitha për të përcjellë një mesazh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë.

Një ditë më parë, kur edhe u publikua në disa media axhenda e të dërguarit në Shqipëri të Departamentit Amerikan të Shtetit u tha se ishte planifikuar një takim pas Ramës edhe me kreun e shtetit, Ilir Meta, gjë që nuk ndodhi dhe vetë presidenca nuk ka dhënë asnjë sqarim për këtë.

Nuk dihet se për çfarë qëllimi, Kostelancik nuk e takoi Presidentin Meta, por zgjidhja e krizës nga zyra presidenciale duket se nuk ka më “bekim amerikan”.

Në të gjitha takimet, zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit ka qenë i shoqëruar nga e ngarkuara më punë e ambasadës së SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones. Sipas disa burimeve, ka qenë pikërisht diplomatja amerikane në Tiranë që ka përpiluar axhendën e Kostenlancik.

Por a është mjaftuar Kostelancik me faktet që i janë bërë publike nga maxhoranca dhe opozita?! Kjo pritet të shihet gjatë ditëve në vazhdim, me sjelljen politike të të dy palëve, Ramës dhë të tijve dhe nga krahu tjetër të Bashës dhe Kryemadhit.

Në fund të takimeve, tre kanë qenë mesazhet e forta të zyrtarit të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës; e para Qeveria t’i shtrijë dorën opozitës për zgjidhjen e krizës, e dyta Reforma Zgjedhore sa më parë të jetë e mundur dhe Reforma në Drejtësi, zbatimi për të cilën nuk duhet të hasë asnjë pengesë nga asnjë forcë politike. /l.m

Next Post
Pas muzikës, Dua Lipa realizon një tjetër ëndërr

Pas muzikës, Dua Lipa realizon një tjetër ëndërr

Comments 1

  1. Qaforja says:
    7 years ago

    Lirkja nuk ka pasur kohe te takohet, eshte i zene me alpinizem dhe not.

    Reply

Leave a Reply to Qaforja Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

“BE i ka njohur vlerat e Shqipërisë”, Çupi: Athina një avokate e Shqipërisë, meritë e kryeministrit Rama!

April 23, 2026
Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

April 23, 2026
Rriten tensionet, Hezbollah sulmon me raketa veriun e Izraelit

“Presim dritën jeshile nga SHBA”, Izraeli: Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit

April 23, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

Çfarë zgjidh numri magjik 100 për demokracinë shqiptare?

April 23, 2026
Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

April 23, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

April 23, 2026
“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

PD dhe deputetët e Ilir Metës braktisin seancën plenare për Luçiano Boçin

April 23, 2026
Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

April 23, 2026
Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

April 23, 2026
Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In