• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza energjitike, Veliaj: Kemi marrë masat, nuk i komentoj ata që japin mend nga Gjiri i Lalëzit

by Java News
11/10/2021 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj është shprehur se Bashkia Tiranë ka marrë masat e nevojshme për përballimin e krizës energjitike. Në një intervistë për emisionin “Dola te Ola”, në News 24, ai gjithashtu tha se deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me përballimin e krizës janë për tu vlerësuar. Ai tha se është më mirë që të thuhet e vërteta që në fillim, në mënyrë që të përgatiten. Veliaj gjithashtu shtoi se në Tiranë nuk ka asnjë njeri e mbyll ditën pa ngrenë.

“Ne kemi një rrjet të mirë të organizuar, vullnetarësh por dhe punonjës. Do të hapim një qendër të re në Kombinat. Me rastin e projektit të rindërtimit, atë qendër në Kombinat po e bëjmë të bukur dhe më të madhe. Për të pasur paketa higjienike, etj. Shihni se sa është çmimi i kontejnerit në Durrës. S’ka ça bën kryeministri. Po rikthehet jeta për të kapur ritmin. Por një makinë nuk shkon nga zero në 100. Ekonomia do të marri kohë që të shkëputet. E shoh te puna jonë. Te çmimi i çelikut, i betonit, i lëndëve të para që përdoren për ndërtim. Bursa që citohej në gara ka lëvizur. Ne jemi thjesht pjesëmarrës në një ekonomi globale. S’jemi anëtarët e OPEC që të vendosim çmimin e naftës. Aq sa e njoh unë Edin, aq sa e njohim të gjithë, më mirë një të vërtetë të shëmtuar, se sa një gënjeshtër. Edhe unë duhet të përgatitemi si bashki, për mënyrën se si ngrohen çerdhet dhe kopshtet psh. Kryeministri bëri gjënë e shtrenjtë, Duhet të mendojmë për zgjedhje afatgjate.

Nëse qeveria do të mbrojë çmimin e energjisë për familjet, për 5-6 muaj, ose më pak, mos ndoshta mund të ndodh dhe në Tiranë që të aplikohet dhe makina elektrike. Mos është momenti të ndryshojmë çmimin e jetës?! Ky do të jetë një moment reflektimi, jo për të bërë vetëm subvencione. Këta që reagojnë prisja që të merrnin një qese dhe të ndihmonin kur ishte pandemia.

Në disa raste kam shkuar vetë në fshatra të thella kur ishte tërmeti, dhe kam çuar ushqime. Duke sharë dhe llomotitur nuk nxjerr gjë. Kushdo që të japë një dorë të japë emrin e tij si vullnetar. E kam gjetur bashkinë e Tiranës pa asnjë mensë. Njeri pa bukë në këtë qytet nuk e mbyll ditën. Kur nuk po lëmë jabanxhinjtë që të vuaj, s’do lëmë njeri në Tiranë që të vuaj. Ndaj mos bëni cinikun, por ndihmoni.”, tha Veliaj.

Duke u ndalur te deklaratat e Bashës sot për mediat, ku kujtoi edhe planin e PD-së për nxjerrjen e vendit nga kriza, Velija tha se ai nuk komenton njerëzit që japin mend nga vilat e Gjiri i Lalëzit.

“Unë nuk hy te ata që komentojnë njerëzit, por te ata që bëjnë gjëra. I pash gjatë pandemisë dhe gjatë tërmetit, që nuk ofruan asnjë apartament. I ke të gjithë te gjiri i Lalëzit. Po të harxhoj kohë që të komentoj ata që japin mend nga vilat e gjirit të Lalëzit. I besoj më shumë një gjimnaziste se ata që kanë 30 vite që japin mend.” tha ai./m.j

Next Post
Ndrojtja e çuditshme e Lulzim Bashës për t’i bërë opozitë qeverisë së tretë të Edi Ramës

Leximi i numrave të Lulzim Bashës me 25 prill përballë opozitës që po ndërton PD e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

October 23, 2026
VIDEO/ Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: Të paguar nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

VIDEO/ Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: Të paguar nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

October 23, 2026
Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

October 23, 2026
Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

October 23, 2026
VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

October 23, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Pagat në ndërtim u rritën me 22,1%, mbi dyfishin e mesatares kombëtare

October 23, 2026
Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

October 23, 2026
Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

October 23, 2026
Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

October 23, 2026
El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?

El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In