• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Leximi i numrave të Lulzim Bashës me 25 prill përballë opozitës që po ndërton PD e tij

by Ylli Pata
11/10/2021 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Përveç aksionit të “protestave massive” që ka shpallur Lulzim Basha sot në selinë e PD-së, ka dy narracione të tjera paralele që gjallojnë në ambjentin politik shqiptar, duke lënë jashtë në këtë rast fenomenin e “Foltores”.

Aksioni i protestave që vijojnë për çështjen e energjisë, fermerët, punëtorët, apo edhe të tjerë që mund të organizohen, janë aksione realisht natyrale të një shoqërie.

Nëse opozita, përveç mbështetjes i udhëheqë ato, jo vetëm që nuk ka gjë të keqe, por është edhe një qartësi më e madhe e një beteje që një opozita ka të drejtën, e madje edhe detyrën ta drejtojë e kanalizojë.

E rëndësishme në këtë rast, është që opozita, jo thjesht t’i marrë seriozisht duke ngrysur vetullat, siç bën Lulzim Basha para selisë blu e në Parlament, ku buzëqeshjen e tij tashmë të njohur, e ka harruar, port ë përgatisë një platformë, një strategji, siç i thotë “Evropi”(sipas Arjan Çanit)-“Road-Map” të betejës së saj opozitare.

Protestat duhet të kenë kërkesa, të shoqëruar me argument, e natyrisht, duhet t’i adresojë ato në mënyrë realiste, për të marrë një përgjigje edhe nga qeveria.

Përballja le të bëhet edhe e fortë, e zjarrtë, por gjithmonë sipas rregullave demokratike. Nëse qeveria nuk do të plotësojë kërkesat që mund të plotësohet, ajo do të marrë koston në takimin e parë elektoral që palët do të jenë. Ky është thelbi i një përballje në një system alternance që kemi vendosur që nga viti 1990. Megjithatë, protestat e shpallura, duhet lënë koha të ndiqen e të analizohet.

Ajo që të bie në sy është rikthimi i narracionit të legjitimimit në bazë të fuqizë që shqiptarët i dhanë aktorëve politikë më 25 prill.

Ky narracion ka dy anë: atë që e shprehu Çani në intervistë me Edi Ramën se ai nuk ka më shumë se 35 mijë vota më shumë se opozita e nuk duhet të krekoset, e ai që e thotë Gjekmarkaj, por edhe të tjerë aktorë të opozitës që elektoratin që voton Edi Ramën e quan primitive, “skllav” jot ë logjikshëm e militant, e “demokratët” e tyre i quajnë të lirë, që votojnë kë duan dhe nuk dalin me urdhër, por thjesht se ua thonë idealet.

Tek logjika e “35 mijë votave më shumë” situata është pak më ndryshe. PS ka 145,947 vota më shumë se koalicioni i Lulzim Bashës më 25 prill. Nëse i shtohen votat e LSI-së, PS ka 38,409 vota më shumë. Pra afërsisht 4 deputetë, çka ështrë realisht mazhoranca parlamentare e Edi Ramës.

Nuk diskutohet që rikuperimi i 250 mijë votave opozitare nga PD më 25 prill është një arritje shumë e rëndësishme, e kjo është hapi i parë i hyrjes së opozitës në sistem. Nuk ka diskutim që këto vota janë shprehje e lirë e një vullneti të njerëzve që nuk e duan Edi Ramën, qeverinë e mazhorancën e tij. Këtë aset , Basha duhet ta administrojë me një seriozitet maksimal, që tregon realisht forcë politike.

Opozita është një fuqi, në momentin kur i tregon njerëzve që i kanë kërkuar ta përfaqësojë, që e administron siç duhet këtë potencial.

Kjo fuqi është dhënë për të përfaqësuar kundërshtimin, por më shumë është dhënë për të shpalosur alternancën, që është mundësi që opozita të bëhet mazhorancë.

Për tu bërë mazhorancë, Lulzim Basha duhet të ulë diferencën prej 145 mijë votash me socialistët.

E thelbi i kësaj shifre është humbja në radhë të parë në Tiranë, e natyrisht në Durrës e Elbasan. Sulmi i kreut të sotëm të qarkut të PD-së së Lezhës, me votuesit e PS-së, vetëm se ai është në krye me votuesit e Laçit e Mamurrasit, nuk se i japin një fuqi morale e intelektuale, edhe sikur i gjithë elektorati i Mamurrasit të ketë lexuar të gjithë veprën e Konicës, që siç thotë vetë Noli i madh që Gjekmarkaj e ka inat, kurrë nuk arriti ta botojë të plotë.

Basham und të bëjë shumë protesta, që në fakt janë shumë të rëndësishme për shoqërinë, të sulmojë, të akuzojë, të denoncojë këdo që është votuar për të qeverisur vendin. Thjesht duhet të mendojë, se nesër nëse do të qeverisë vendin duhet të marrë votat e atyre që më 25 prill kanë votuar Edi Ramën…

Next Post
Rekomandimi i OSBE për të dhënat personale, Yuri Kim: E drejta e qytetarëve për të votuar pa presion, bazë e demokracisë

Rekomandimi i OSBE për të dhënat personale, Yuri Kim: E drejta e qytetarëve për të votuar pa presion, bazë e demokracisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In