• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza e zgjedhjeve në PD! Rikthim në dhjetorin 2021

by Ylli Pata
11/04/2022 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

“Zgjedhjet” që po kryhet në bazën e Partisë Demokratike, me nismën e Sali Berishës, nuk janë gjë tjetër veçse e njëjta skemë që ne pamë në muajin dhjetor.

Veçse ka një ndyshim; pasi këtë herë nuk ekziston Komisioni i Themelimit, por vetëm një grup që udhëhiqet edhe formalisht nga Sali Berisha.

I cili, po tenton të ndryshojë strukturat e bazës, në mënyrë që të arrijë një ndryshim të Kuvendit Kombëtar të PD-së, pasi sipas statutit, anëtar i këtij organi janë sekretarë, e kryetarë të seksioneve dhe degëve të partisë në 61 bashkitë e vendit.

Ky proces është sërish paralel dhe jo një organizim i vendosur edhe formalisht nga struktura më e lartë ekzekutive e Partisë Demokratike që është kryesia.

Por kemi të bëjmë thjesht me një nismë të Berishës, i cili ka dërguar njerëzit e tij në bazë, të cilët më pas kanë shpërndarë në rrjete sociale përgjithësisht në ambjente lokalesh private pamje të atyre që i quajnë “zgjedhje në bazë”.

Deklarata e kreut të Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Agron Kapllanaj, ka deklaruar se ato nuk janë zgjedhje zyrtare, por thjesht zgjedhje brenda Foltores apo në “Shtëpinë e Lirisë” që ishte subjekt i veçantë me PD-në në zgjedhjet e pjeshshme të 6 marsit.

Pra, për sa kohë dega e partisë dhe Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka njoftuar zgjedhje në gjithë vendin do të thotë që edhe në Mallakastër nuk ka pasur të tilla. A më fal, zgjedhje për Foltoren, ose për Shtëpinë e Lirisë kanë kohë që kanë filluar, ato janë zgjedhje në të drejtën e tyre, të zgjedhin strukturat e tyre, të zgjedhin kryetarin e partisë së Foltores apo të Shtëpisë së Lirisë dhe sigurisht ne nuk jemi pjesë e asaj lëvizje. Kështu që demokratët mallakastriotë sot nuk kanë zgjedhje. Partia Demoratike e degës së Mallakastrës nuk ka zgjedhje dhe nuk ka sesi t’i njohë ato si zgjedhje brenda Partisë Demokratike”, deklaroi Kapllanaj.

Ndërkaq, “zgjedhje” janë kryer edhe në Kuçovë, Koplik, apo edhe Shkodër, por që nuk janë konsideruar të tilla nga ana e strukturave legale të PD-së.

Jemi në një situatë, ku sipas të gjitha gjasave Berisha do të tentojë që t’i shtojë anëtarëve të Kuvendit Kombëtar që ka pasur në anën e tij dhe t’i bashkojë  emrat e ri “të zgjedhur”. Por gjithashtu siç pritet të ndodhë; Kryesia e PD-së dhe Këshilli Kombëtar, nuk do t’ja njohë këto zgjedhje, pasi Kuvendi duhet të mblidhet me vendim të posaçëm kryesie. E në një përplasje të tillë do të vijmë në të njëjtën situatë si në dhjetorin e vitit të shkuar, kur Berisha mblodhi Kuvendin më 11 dhjetor e shkarkoi të gjithë kupolën e PD-së, e nga ana tjetër Basha dhe PD mblodhën Kuvendin e shkarkuar krerët e Foltores.

Kështu që e gjithë fabula me bashkim nuk ka gjasa të ndodhë, pasi Berisha kërkon që të njihet vendimi i gjykatësit Agron Zhukri, i cili njeh foltoren si organ i PD-së, kurse Alibeaj e kryesia kërkon që të pritet vendimi i Gjykatës së Apelit. E sipas gjasave, ai do të vendosë një farë qartësie juridike në palët që përleshen brenda PD-së, por jo atë politike. Tashmë, si në bazë, edhe në qendër kemi dy parti të ndryshme…

Next Post
Rama në Berlin/ Takim me kryetaren e Bashkisë Franziska Giffey, ja dhuratat që shkëmbyen

Rama në Berlin/ Takim me kryetaren e Bashkisë Franziska Giffey, ja dhuratat që shkëmbyen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com