• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kriza brenda telekomandës së televizorit

by S M
07/04/2017 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Darka e së enjtes ka ofruar një spektakël brenda spektaklit. Jemi mësuar që në këtë ditë të javës të dëgjojmë fillimisht rrokopujën e Parlamentit, për t’u zhvendosur më pas në debatet televizive të darkës, ku sërish sherret e përplasjet nuk mungojnë. Kjo e enjte ofroi një specifikë: të tre liderët e krizës politike shqiptare u intervistuan paralelisht në tre studio televizive.

Rama, Meta dhe Basha ndodhen në një pikë delikate të karrierave të tyre politike. Pa një mandat të dytë qeverisës rrugëtimi i Edi Ramës në katet e larta të politikës do të quhej i paplotë. Për Lulzim Bashën, takimi elektoral i qershorit mund të jetë shansi i fundit që i jepet në kokën e PD, para se djajtë brenda partisë, t’i dalin nga shishja në mënyrë të pakthyeshme, kurse Ilir Meta ndodhet përballë sfidës delikate të gjetjes së një “sistemimi” personal në një nga tre postet e larta të shtetit, duke menduar paralelisht edhe për të mbajtur kuotat e larta aktuale të përfaqësimit të LSI.

Tre studiot ku Rama, Meta e Basha u intervistuan arritën të “komunikojnë” direkt mes tyre, teksa u pa qartë se ofertat, kunderofertat dhe replikat i referoheshin në kohë reale asaj që rivalët deklaronin për njëri-tjetrin. Vendosja përballë pyetjeve dhe atmosfera e qetë televizive, larg turmave dhe podiumeve partiake e parlamentare, bën që një politikan të detyrohet të zbërthejë pa retorikë rruge dhe pa emocion konceptet e tij. Mbrëmë u pa qartë se ky aspekt analitik i uli me këmbë në tokë tre liderët në fjalë.

Megjithatë diferencat mbeten të thella, kontrasti doli i qartë në sytë e opinionit publik. Basha kërkon dialog ku të përfshihet paraprakisht diskutimi për qeverinë teknike, Rama në kohë reale e aprovoi këtë kërkesë. Ndërkohë Meta u përpoq të qëndrojë sërish në mes, kur tha se e sheh Ramën si kryeministër, por kur i kritikoi të dyja palët se janë joelastikë dhe të mbyllur ndaj dialogut dhe kompromisit. Kryeministri shigjetoi aleatin e tij, duke e sfiduar të bëjë një mocion mosbesimi nëse nuk dëshëron vijimin e kësaj qeverie, kurse Meta i rrëshqiti pyetjeve për kandidaturën e tij për president të ardhshëm.

Në trekëndëshin virtual të medias elektronike, dimensionet e një krize të provokuar nga opozita, që Perëndimi vazhdon ta konsiderojë si joserioze, dolën të prekshme dhe të qarta. Ashtu siç u panë qartë rreziqet jo edhe fort “joserioze” që kjo krizë politike mbart, nëse lihet në fatin e saj. Të enjten në darkë shqiptarët dolën sërish pa përgjigje, nga tre përballjet televizive të protagonistëve të sherrit politik. Ende nuk kuptuan nëse do të votojnë ose jo në 18 qershor, sërish nuk morën dot vesh nëse do të ketë një takim Rama-Basha, nëse Meta e ka seriozisht apo bën bllofin e rradhës dhe nëse çadra do ta marrë atë që kërkon apo do të mbyllë qepenat pa lavdi. Ajo që pamë ishte pasqyra e shtrembër e një klase politike që e ka bjerrur dinjitetin e saj në kufinj shqetësues, duke na bërë me zor të zgjedhim edhe një herë mes “më pak të këqinjve”. Natyrisht, nëse do të japin mundësinë të zgjedhim…

Next Post
FOTOT/ Instagrami kërcënon me penalizim një bukuroshe për shkak të fotove të nxehta

FOTOT/ Instagrami kërcënon me penalizim një bukuroshe për shkak të fotove të nxehta

Comments 1

  1. toni says:
    9 years ago

    Me pozitivi nder ta Rama.
    Meta luan me hile kurse basha asht i pashprese.

    Reply

Leave a Reply to toni Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
“Ke qejf të vetëshpallesh”/ Nga miq në rivalë, Stine përplaset me Mirin: Nuk pate shumë aksion, për disa gjëra nuk ka nevojë të…

“Ke qejf të vetëshpallesh”/ Nga miq në rivalë, Stine përplaset me Mirin: Nuk pate shumë aksion, për disa gjëra nuk ka nevojë të…

December 30, 2025
U përdhunua nga 70 vjeçari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: E futëm në shtëpi! Drejtësia të bëjë punën… 

U përdhunua nga 70 vjeçari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: E futëm në shtëpi! Drejtësia të bëjë punën… 

December 30, 2025
U zgjodhën deputetë më 11 Maj/ Qeveria liron nga detyra 3 zv.ministrat, Ilva Gjuzi, Ceno Klosi dhe Romina Kuko!

Shuma e kompensimit në bazë të të ardhurave/ Qeveria miraton paketë financiare shtesë, kategoritë që përfitojnë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com