• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Krisje’ me trajnerin Silvinjo, prapaskenat e mosaktivizimit asnjë minutë të Ardian Ismajlit në Gjermani

by Java News
29/06/2024 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Silvinjo-Ismajli, marrëdhëniet nuk janë më si më përpara. Një mosaktivizim në asnjë prej ndeshjeve të Kampionatit Europian për mbrojtësin që luan prej disa vitesh në Serinë A, ka sjellë edhe një “debat” mes tij dhe trajnerit.

Duke u përpjekur që të kuptojë se pse nuk është preferuar titullar në asnjë ndeshje, “Panorama Sport” mëson se Ismajli ka shkëmbyer disa argumente me trajnerin Silvinjo në lidhje me lënien në stol.

Nga ana tjetër trajneri ishte i bindur për të vazhduar me Ajetin dhe ashtu veproi, ndërkohë në kualifikuese ka qenë Ismajli si zgjedhje e parë e brazilianit, por gjatë përgatitjeve të Europianit situata ndryshoi dhe në të trija ndeshjet, me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, Silvinjo luajti me dyshen Gjimshiti-Ajeti.

Qendërmbrojtës të tjerë ishin edhe Enea Mihaj apo Marash Kumbulla. Normalisht Ismajli, edhe pse i përmbajtur duke mos dalë nga kornizat, nuk mund të mos e shprehte pakënaqësinë për mosaktivizimin.

Ai ka zgjedhur të kuptojë se pse nuk po luan nëpërmjet një shpjegimi që mund t’i jepte trajneri. Sipas burimeve të gazetës, mbrojtësit nuk iu komunikua kurrë nga Silvinjo shkaku pse ai nuk po luan. 50- vjeçari e ka kaluar “thatë” këtë situatë, për ta lënë që të kuptohet se ka zgjedhur Ajetin përpara Ismajlit dhe këtu merr fund diskutimi. Ndërkohë jo pak zhurmë ka bërë postimi i babait të futbollistit në rrjete sociale i cili akuzonte me fjalë shumë të rënda për mosaktivizimin e djalit të tij.

Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, duke qenë se Liga e Kombeve është mbrapa derës dhe gjithmonë nëse Silvinjo vazhdon në krye të Shqipërisë, një gjë është mëse e sigurt: marrëdhënia e trajnerit me Ardian Ismajlin nuk do të jetë si më përpara dhe mes tyre ka patur një “krisje”./m.j

Next Post
Emri/ Trafikoi kokainë me vlerë 3.5 milionë paund, dënohet me 12 vite burg shqiptari në Britani

Emri/ Trafikoi kokainë me vlerë 3.5 milionë paund, dënohet me 12 vite burg shqiptari në Britani

Comments 1

  1. Ypupop says:
    2 years ago

    Reagimi i babait te Ismajlit ishte pak te thuash i poshter. Te tjerat i di traineri, eshte pergjegjesia dhe e drejta e tij te vendos.

    Reply

Leave a Reply to Ypupop Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga domatet, te qepët e patatet. Sa kilogram për frymë disponojmë për konsum ne shqiptarët?

Nga domatet, te qepët e patatet. Sa kilogram për frymë disponojmë për konsum ne shqiptarët?

April 22, 2026
“Forca shqiptarët e Greqisë”, Balla nga Selaniku: 72 orë për të dërguar votën tuaj drejt Shqipërisë

Balla nga Brukseli: Shqipëria drejt BE-së pa kthim pas, negociatat në fazë vendimtare

April 22, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

April 22, 2026
Goditen 4 raste të lojërave të fatit në Tiranë, 5 të arrestuar, 2 në kërkim

Goditen 4 raste të lojërave të fatit në Tiranë, 5 të arrestuar, 2 në kërkim

April 22, 2026
“Projekt i Ramës për ta vrarë”/ Bumçi: Opozita nuk krijohet nga qeveria dhe as nga gjykata, por nga njerëzit

Bumçi: Si nuk e sulmoi ndonjë shtet Shqipërinë, të kishim shpëtuar nga Enver Hoxha?!

April 22, 2026
Sulmohen 3 anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit, rriten tensionet në Gjirin Persik

Sulmohen 3 anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit, rriten tensionet në Gjirin Persik

April 22, 2026
Minxhozi: Basha ka marrë fund politikisht, nuk do duhej të kthehej

Rama-Micotakis dhe dosja shqiptaro-greke e mbetur pezull

April 22, 2026
Mbreti i Panairit

Xhaketa kthehet

April 22, 2026
Bie sistemi i hyrje-daljeve në Kakavijë, krijohet radhë kilometrike në pikën kufitare

Bie sistemi i hyrje-daljeve në Kakavijë, krijohet radhë kilometrike në pikën kufitare

April 22, 2026
Bordi rrit me 5 lekë çmimin e naftës, shkon në 202 lekë/litri! Benzina do të shitet me 176 lekë/litri

Bordi rrit me 5 lekë çmimin e naftës, shkon në 202 lekë/litri! Benzina do të shitet me 176 lekë/litri

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In