• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krishtlindjet, koncert në sheshin Skënderbej, në Vatikan u mbajt Mesha e Shenjtë

by S M
24/12/2017 22:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sheshi “Skënderbej” ka qenë sot më i gëzueshëm se kurrë më parë. Krahas atmosferës festive që sjell aty thuajse çdo ditë fshati i Krishtlindjeve, sot në mbrëmje qytetarët e Tiranës ndoqën koncertin kushtuar natës në prag Krishtlindje. Artistë të njohur shqiptarë si Kastriot Tusha, Eva Golemi, Manjola Nallbani, Suzana Frashëri, Ramona Tullumani, Ardita Menisi dhe instrumentist solist Zeqir Sulkuqi, por edhe Orkestra Philharmonike dhe kori Pax Dei nën drejtimin e Suzana Turkut, performuan këngë dhe pjesë të zgjedhura jo vetëm shqiptare, por edhe me famë botërore.

Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili përcolli urimin e tij për të gjithë besimtarët që festojnë Krishtlindjet, ndërsa theksoi se ato janë momente gëzimi, por edhe reflektimi për këdo për të qenë më solidar dhe më të dashur me njerëzit. “Në këtë vigjilje Krishtlindjesh dua t’iu uroj të gjithëve atyre që e festojnë, por edhe atyre që nuk janë besimtarë, Krishtlindje të gëzuara dhe shpresoj që shpirti i secilit do jetë pak më i butë, mendja pak më e hapur, zemra pak më e mirë”, tha Veliaj.

Më tej, ai shtoi se Krishtlindjet përcjellin për këdo mesazhin se asgjë nuk është e pamundur nëse ekziston dëshira. Ndaj, tha kryebashkiaku Veliaj, ky mesazh i shkon sot për shtat edhe Tiranës. “Unë e di që ka njerëz që kanë ende dyshim, që janë ende skeptikë, por di të them që historinë e bëjnë optimistët, ata besojnë që më e mira është përpara dhe ata që besojnë që bashkëpunimi na bën më të mirë. Nëse do të vazhdojmë me këtë frymë nuk ka asgjë që na ndal që të kemi Tiranën e ëndrrave tona”, u shpreh Veliaj.

Veliaj bëri të ditur se kjo atmosferë festash do të vazhdojë edhe në javën e ardhshme, që do të kurorëzohet me koncertin e madh me rastin e Vitit të Ri. “Gjithë javën tjetër kemi përgatitur një numër aktivitetesh, do të vijojmë në datën 31 me një koncert të madh këtu dhe fishekzjarret, kurse në datën 1 me të sapolindurit për të vazhduar me një vit me plotë energji dhe me punë të mbara për Tiranën. Qofshi gjithmonë të lumtur, gëzim, hare dhe shëndet për familjet e çdo shqiptari në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë”, u shpreh Veliaj.

Ndërkaq rreth orës 9.20 ka nisur Mesha e Shenjtë e Kritshlindjeve edhe në Vatikan, nën drejtimin e Papës Françesku. Eventi po jepet direkt nga shumë media në mbarë botën.

Papa Francesku dha nje mesazh te forte gjate meshes, per rreth 250 milion emigrantet kudo ne bote, si dhe per gjendjen ne te cilen ata ndodhen ne pjese te ndryshme te globit.

Next Post
Duka vlerëson Kombëtaren: Duam kualifikimin në ‘Euro 2020’

Duka: Nëse Fino kandidon kundër meje, duhet ta bëjë nga selia e PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

October 20, 2026
Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

October 20, 2026
Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

October 20, 2026
Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

October 20, 2026
Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

October 20, 2026
VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

October 20, 2026
“Fëmijët e lagjes time”

“Fëmijët e lagjes time”

October 20, 2026
Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

October 20, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Moti bën kthesën e papritur! Meteorologia zbulon çfarë na pret deri të dielën

October 20, 2026
Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com