• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duka: Nëse Fino kandidon kundër meje, duhet ta bëjë nga selia e PS

by S M
24/12/2017 22:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, i ftuar në ‘supersport’ ka prekur tema shumë interesante dhe me rëndësi për të ardhmen e futbollit në vendin tonë. Nga zgjedhjet e reja në FSHF, akuzat e Partizanit dhe Flamurtarit, ndeshjet e trukuara e deri te përzgjedhja e trajnerit të ri të Kombëtares, janë çështje që Duka iu përgjigj në studio.

Zgjedhjet e reja në FSHF

“Përpara se do të marrë këtë vendim do të bëjë dy gjëra. Do të shoh premtimet që kam bërë në zgjedhjet e kaluar, dhe do ta diskutoj me anëtarët nëse ata vlerësojnë se këto premtime që ka bërë presidenti janë realizuar apo jo. Nëse do të jetë përgjigja ‘jo’, atëherë nuk do të kandidoj. Në momentin që do të caktohet dita e zgjedhjeve është koha e barabartë për të startuar. Pavarësisht alternativa që do të fitojë, besoj se ai do të marrë diçka dhe nga të tjerët”.

Ndeshjet e dyshuara

“Në një periudhë kur bëmë Kupën e Shqipërisë me grupe kishim shumë ndeshje të dyshuara. Sot në Kategorinë Superiore janë minimizuar shumë. Ka ndeshje të dyshuara për trukim në ndeshjet e Kupës, por nuk janë të vërtetuara. Është shumë më e vogël se disa vite më parë”.

Akuzat e Partizanit dhe Flamurtarit

Çdo ekip që humb, ose nuk arrin atë që dëshiron, e kërkon gabimin te tjetër. Edhe kur nuk ka drita, thonë që fajin e ka federata. Fajin e kanë vetë dhe jo ne. Në fund në çdo ndeshje skuadrat marrin atë që dëshirojnë. Në momentin që çdo përgjegjësi sportive ja delegon diku tjetër kjo ndikon negativisht në ekip. Nëse ke probleme dhe halle duhet t’i zgjidhësh brenda familjes, dhe ankesat që ke duhet t’i paraqesësh te organet kompetente. Mendoj se më mirë do ishte ankesa institucionale dhe jo publike apo në media.

PËRZGJEDHJA E TRAJNERIT TË RI

“Në atë kohë, janë publikuar emrat. Kanë qenë kandidatë që ne i kemi intervistuar: Sedorf, Zenga, Ish-trajneri i Udinezes. Vërtetë që ishin trajnerë të mirë me karakteristikat e tyre. Sedorf, për mua, ishte një nga njerëzit më intelektualë, më i përgatitur, i superedukuar, me gjithë të mirat që mund të ketë një person. Nga më të mirët që unë kam parë në botën e futbollit. Por, nuk më bindte për postin e trajnerit.

Është një tjetër gjë. Nëse do ta zgjidhja për çdo gjë tjetër, ishte një super intelektual. Më ka lënë mbresa të jashtëzakonshme. Dhe nuk e mendoja që mund të vinte një ditë, që ne përfaqësuesit e Shqipërisë, do t’i thoshim jo, ose do të refuzonim një kandidaturë të tillë, kaq të madhe, kaq të përgatitur dhe kaq intelektuale.

Edhe të tjetër gjithashtu. Di Kanio, një njeri me shumë eksperiencë, shumë i përgatitur dhe shumë i qetë. Edhe ai mund ta ndihmonte skuadrën. Por, Panuçi më ka bindur me një dëshirë dhe pasion shumë më të madh se të tjerët. Me grintë shumë më të madhe dhe këto janë të rëndësishme për mua në futboll. Edhe De Biazin e kam zgjedhur për të njëjtat karakteristika”
Kombëtarja

“Jam i kënaqur me pikët që kemi arritur në pikë, duke marrë parasysh kundërshtarët. Fillimi i post 2006, pati atë grafikun e rënies, por sipas analizës sime përfundoi në ndeshjen në Izrael. Për ndeshjen me Izraelin në shtëpi, por nuk besoj se mund të kishim arritur më shumë.

Më erdhi keq për Italinë, pasi do të doja që të merrte pjesë në Europian. Nëse ne do të ishim në “play off” ndoshta do të ishim më të fortë se Italia. Vendimi për të ndryshuar stafin në katër ndeshjet e fundit zyrtare, u mor për t’i shërbyer objektivit për në Euro 2020. Nuk mund të them se është një ‘bast i fituar’, pasi duhet të presim. Kam besim se do të shkojë mirë”.

Largimi i De Biazit

“De Biazi gjatë kohës që erdhi tha se ju kam gjetur kur ju rrihte Luksenburgu dhe në fakt u largua pas asaj humbje. Ajo humbje i bëri mirë skuadrës. Pas asaj ndeshje futbollistët e ndjenë frikë në kockë, dhe besoj se ishte një gjë e mirë. De Biazi i ndjek më mirë se unë mediat shqiptare. Komunikojmë rregullisht”.

Kombëtaret e moshave

“Ne bëjmë shumë investime për ekipet e moshave. Rezultatet vitet e fundit nuk ika buzëqeshur U 19, kurse U 17 u paraqit shumë mirë, teksa humbi ndaj Spanjës dhe Kroacisë duke humbur në minutat e fundit. Duhet të përgatisim futbollist për ekipin A”.

Next Post
Dëshmitë për torturat çnjerëzore, si u vranë klerikët nga diktatura

Kleriku u vra nga andartët grekë, Kisha e Përmetit nuk lejon meshën për të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjenden eshtrat e 4 personave në Jabukë të Vogël, dyshohet se janë viktima lufte

Gjenden eshtrat e 4 personave në Jabukë të Vogël, dyshohet se janë viktima lufte

August 4, 2026
Reforma Territoriale, banorët e Dimalit rikthehen në protestë. Administratori i Kutallit jep dorëheqjen

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit rikthehen në protestë. Administratori i Kutallit jep dorëheqjen

August 4, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Kërkesa e SPAK që në Shqipëri quhet provë e në Itali shpifje

August 4, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria shton 40 milionë lekë për sportistët elitarë, rriten shpërblimet dhe mbështetja për sportin

August 4, 2026
Nga zjarri që ndezi u dogjën 400 pemë ulliri, arrestohet 54-vjeçari

Nga zjarri që ndezi u dogjën 400 pemë ulliri, arrestohet 54-vjeçari

August 4, 2026
Shkolla e re në Shushicë drejt përfundimit, Rama: Mjedis dinjitoz për 350 nxënës dhe 35 mësues

Shkolla e re në Shushicë drejt përfundimit, Rama: Mjedis dinjitoz për 350 nxënës dhe 35 mësues

August 4, 2026
Po kalonte ilegalisht nga Shqipëria drejtë Greqisë, humb jetën turisti kilian, u gjet në një greminë

Po kalonte ilegalisht nga Shqipëria drejtë Greqisë, humb jetën turisti kilian, u gjet në një greminë

August 4, 2026
Reagon DASH! Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

Reagon DASH! Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

August 4, 2026
Nga dashuria për aviacionin te tragjedia në Greqi, historia e pilotit danez që gjeti vdekjen gjatë shuarjes së zjarreve

Nga dashuria për aviacionin te tragjedia në Greqi, historia e pilotit danez që gjeti vdekjen gjatë shuarjes së zjarreve

August 4, 2026
Kriza në Ceuta në tryezën e BE, pritet propozim nga Italia për qendrat e riatdhesimit jashtë territorit evropian

Kriza në Ceuta në tryezën e BE, pritet propozim nga Italia për qendrat e riatdhesimit jashtë territorit evropian

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com