• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krimi shtetëror i 21 Janarit, avokati i familjeve të viktimave: Kemi prova se autorët janë Berisha e Basha

by A R
21/01/2025 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i familjeve të 4 viktimave të 21 Janarit thekson se SPAK u detyrua të niste hetimin nga Gjykata e Lartë dhe ajo e Strasburgut.

Provat, shton avokati Idajet Beqiri, janë aty faqe qartë me autor Sali Berishën dhe Lulzim Bashën në atë kohë ministër i Brendshëm.

”SPAK tashmë, i detyruar dhe e detyruan dy vendime. Kolegji i penal i Gjykatës së Lartë dhe i Strasburgut për ta regjistruar hetimin penal dhe kanë vijuar. Është një proces i vonuar. Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar. Kjo merr një kuptim domethënës. Një ndër krimet më të rënda në historinë e shtetit shqiptar, shteti vret qytetarët e vet, vetëm se këta shtetas shfrytëzojnë të drejtën e protestës.

U bënë 14 vjet dhe kjo çështje nuk shkon në gjyq dhe autorët nuk janë marrë të pandehur. Minus i drejtësisë shqiptare. Nuk flasim për drejtësinë e munguar të para viteve 2016 se ishin të kapura nga ekzekutivi dhe Berisha. Dhe me urdhrat e tij përmbyseshin dynjaja. Me urdhër të tij u deformua akti mjeko ligjor, u zhdukën serverat, u zhdukën kamerat. Nuk u zbatuan vendimet e Gjykatës. SPAK nuk ka pse ta vonojë këtë çështje.

Provat për këtë çështje janë nga më të pastrat dhe nëse ka krim të mirë zbuluar dhe të gjithë autorët nga maja i piramidës, e deri poshtë janë të pastra. Nuk kemi pasur në historinë e së drejtës penale nuk kemi rast të dytë ku çdo gjë është në kamera e regjistruar. Janë marrë dhe deklarimet përkatëse. Autorët pranojnë vetë krimin.

Vetë Sali Berisha kryeministri dhe për interesin e të cilit u bë krimi. Urdhërdhënësi i krimit. Për të mbajtur pushtetin dhe për të justifikuar korrupsionin dhe zv.kryeministrin që u zu me presh me 700 mijë euro. U vra që më mos dilni në protesta, mos kërkoni më zgjedhje të lira. E ka pranuar vetë me zë dhe figurë. Vrava 4 por do vrisja dhe 400 nëse do futeshin në gardhin e kryeministrisë”, tha avokati.

Beqiri thekson se Berisha nuk e ka mohuar se është autori i vrasjeve.

”Më domethënëse është alibia që krijoi ky urdhërues, krijoi alibinë sikur vrasjet u bënë nga vetë protestuesit, sikur kishte thika me helm. Zhduku serverat dhe me këtë krim rrëzoi dhe shtetin. Bëri grusht si kryeministër, rrëzoi presidentin e republikës, duke e quajtur puçistë. Rrëzoi organin e akuzës. I tha prokurores së përgjithshme lavire bulevardi. Është vetëdeklaruar si fajtor. Vrasje shtetërore dhe masakër e quan Strasburg, SPAK pse vonohet kaq shumë. Janë të seleksionuara provat.”

Në SPAK ai ka dërguar edhe kërkesën për të thirrur dëshmitarë Berishën, Bashën, ish presidentin Bamir Topi, ish-kryeprokuroren Ina Rama dhe liderin e opozitës në atë kohë Edi Ramën.

”Ia kemi thënë SPAK me emër dhe ça provash duhen marrë. Jemi të indinjuar që SPAK vonon thirrjen e SALi Berishës si autor i masakrës shtetërore, thirrjen e Lulzim Bashës. Kanë bërë vrasje me dashje. Ku është dëshmia e Bamir Topit, pse nuk merret dëshmia e Ina Ramës. Pse nuk merret dëshmia e kryetarit të opozitës atë kohë? Ça pritet që nuk thirren këta? Vonesat janë të pajustifikuara. Ky shtet duhet të marrë ndëshkim. Jeta e qytetarëve është e shenjtë. Siç po e lë me pandëshkeshmërinë do të thotë që të lësh vendin, se këtu jetën e ka në dorë mafia, këta që na vjedhin.”

Gjithashtu është referuar në SPAK edhe kush godit kryegardistin Ndrea Prendin.

”Kemi dorëzuar provën kush goditi Ndrea Prendin. Kemi kërkuar kush duhet të thirret në SPAK. kemi dorëzuar si provë çfarë arsye kishte Berisha që shkoi te familja e Hekuran Dedës, me valixhe 600 mijë euro për të thënë që nuk kemi gjë me Sali Berishën. Kemi dëshmitarë okularë. Marrë në kompleks me deklarimet e Berishës, kush i zhduku kamerat, kush kish fuqi dhe në raport pse nuk u zbatua urdhrat e arrestit. Duam dhe proces verbalin e analizës pas ngjarjes.”

Next Post
Shtëpinë e marrë me qira e kthyen në bazë droge, dy të arrestuar në Tiranë

Shtëpinë e marrë me qira e kthyen në bazë droge, dy të arrestuar në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com